Mal i Zi, qytetaret votojne sot per presidentin e ri

April 6, 2008   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Zgjedhjet presidenciale ne Mal te Zi jane te parat qe pas shkeputjes se vendit nga unioni me Serbine. Ne keto zgjedhje do te marrin pjese rreth 490 mije votues Version multimedial i ketij lajmi.Shiko Video …Version multimedial i ketij lajmi
Në Mal të Zi sot zhvillohen zgjedhjet presidenciale, të parat që nga pavarësimi i vendit nga Serbia, më 2006. Kandidati që pritet të dalë fitues në këto zgjedhje është kandidati socialist, Filip Vujanovic, karshi 3 rivalëve të tij. Vujanovic është aleat i ngushtë i liderit të kësaj partie, njëherësh kryeministrit, Millo Gjukanovic, i cili ka mbajtur këtë post shumë gjatë. Rivali i tij më i afërt, Nebojsha Medojevic, lideri i Lëvizjes për Ndryshime, ndërkaq, ka premtuar se do të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar nëse zgjidhet president dhe ka premtuar vende të reja pune. Ndërsa, kandidatët e tjerë, Sergjan Milic, nga Partia Popullore Socialiste dhe Andrija Mandic, nga Lista Serbe, pritet të marrin numër minimal votash.
Komisioni shtetëror i zgjedhjeve në Malit të Zi, ka bërë të ditur se të drejtë vote në zgjedhjet për kryetar kanë 490 mijë votues, rreth 6 mijë më shumë sesa në zgjedhjet parlamentare të 2006-s. President i Malit të Zi do të zgjidhet kandidati që do të marrë më shumë se gjysmën e votave të vlefshme të zgjedhësve. Në qoftë se asnjëri nga kandidatët, nuk do të sigurojë numrin e duhur të votave, pas 2 javësh zhvillohet raundi i dytë midis dy kandidatëve që kanë marrë më shumë vota. Unioni Demokratik i Shqiptarëve ka ftuar anëtarët e tij që të përkrahin kryetarin presidentin aktual, Filip Vujanovic, ndërsa Forca dhe Alternativa shqiptare përkrahin Nebojsha Medojevicin. Ndërkaq Lidhja Demokratike, Partia e Prosperitetit Demokratik dhe Bashkimi Demokratik kanë porositur elektoratin që të veprojnë sipas dëshirës së tyre. Kështu elektorati shqiptar është i ndarë. Në referendum të majit 2006, vota e shqiptarëve, ishte vendimtare për arritjen e përqindjes për pavarësimin e Malit të Zi.

(e.m/news24)

Presidencialet në Mal të Zi, shqiptaret te ndarëSmail Çunmulaj
Partite shqiptare ne Mal te Zi shprehen me deklarata te ndryshme lidhur me mbeshtetjen per kandidatet presidenciale ne zgjedhjet e kesaj fundjave. Sic bejne te ditur agjenci te ndryshme te lajmeve, kjo eshte hera e pare qe ne me shume se nje dekade shqiptaret nuk do te mbeshtesin udheheqjen aktuale ne Mal te Zi.
“Udheheqesia aktuale, e cila gjithmone ka pasur mbeshtetjen e parezerve te popullsise shqiptare, na ka zhgenjyer per nje kohe te gjate ne nje mori çeshtjesh”, tha Smail Çunmulaj drejtues i Alternatives Shqiptare.
Ai shtoi se “Mali i Zi nuk ka nevoje te prese kaq gjate per te njohur pavaresine e Kosoves.”
Por Ferhat Dinosha nga Unioni Demokratik i Shqiptareve tha se “Mali i Zi nuk ka nevoje te nxitohet per te njohur Kosoven”. “Eshte e qarte se Mali i Zi synon integrimin euroatlantik dhe do ta njohe Kosoven ne rruge e siper”, tha Dinosha per agjencine franceze te lajmeve.
(EuropaeLire/Balkanweb)