Organizatat joqeveritare “Horizonti i Ri” dhe “Pax” reagojnë ndaj kuvendit të komunës së Ulqinit

April 7, 2008   | Intervista / Intervju

Nazif VelicKuvendi shkel parimet e vetëqeverisjes lokale
Ulqin – Organizatat joqeveritare “Horizonti i Ri” dhe “Pax” kanë reaguar ndaj Kuvendit të Komunës së Ulqinit dhe kryetarit të tij për shkak të moslejimit të përfaqësuesit të tyre që të marrë pjesë në seancën e fundit të Kuvendit të Komunës së Ulqinit.
“Me veprimet e tilla u shkelën parimet e vetëqeverisjes lokale të reformuar, por edhe Statuti i Komunës së Ulqinit – neni 178, i cili thotë: “Kryetari i Kuvendit do t`i mundësojë përfaqësuesit të organizatës joqeveritare pjesëmarrje në punën e Kuvendit për çështje të caktuara e për të cilat organizata joqeveritare tregon interes, pa të drejtë vote”, thuhet në deklaratën për shtyp të këtyre dy organizatave joqeveritare.Dzemal Perovic
Ato përkujtojnë se më heret ka pasur raste pozitive të pjesëmarrjes së përfaqësuesit të sektorit joqeveritar në punën e Kuvendit.
“Andaj këtë akt e vlerësojmë si hap mbrapa në vendosjen e bashkëpunimit të mirë të organeve të pushtetit vendor me organizatat e shoqërisë civile”, thuhet në deklaratë.
Këto dy organizata megjithatë presin nga drejtuesit e Kuvendit të Komunës së Ulqinit që t`i ftojnë për të marrë pjesë në vazhdim të seancës së Kuvendit me qëllim të, siç thuhet në deklaratë, “krijimit të një partneriteti të mirë dhe besimit të ndërsjellët”.
(Kohapress)

YouTube Preview Image
2