Shqiptaret e Malit te Zi, presion per njohjen e Kosoves

April 8, 2008   | Politika, Shtypi / Mediji

Partite shqiptare te Malit te Zi vendosen te sanksionojne partine ne pushtet, qe nuk e ka njohur pavaresine e Kosoves, duke refuzuar te mbeshtesin presidentin aktual Filip Vujanovic, qe shihet si favoriti i madh per te fituar zgjedhjet presidenciale te se dieles. “Autoritetet aktuale qe kane perfituar gjithmone nga mbeshtetja e popullsise shqiptare, na kane zhgenjyer”, i shpjegoi AFP-se, Smail Maliq Cunmulaj, kryetar i Bashkise se Tuzit, nje qyteti i krahines Malesia prane kufirit me Shqiperine, i populluar ne shumicen e tij nga shqiptare. “Mali i Zi nuk ka asnje arsye per te pritur per njohjen e pavaresise se Kosoves”, shton Cunmulaj, duke nenvizuar qellimin e tij per te “bere presion” mbi qeverine per te dale fitues.
Shqiptaret e Malit te Zi, afro 8 per qind e popullsise, perfaqesohen nga gjashte parti, pese prej te cilave kane zgjedhur te mos e mbeshtesin Vujanovicin. Kjo e ben edhe me te pasigurt fitoren e tij te mundshme qe ne raundin e pare, edhe pse sondazhet i japin me shume se 50 per qind te votave. Njohja e pavaresise se Kosoves se shpallur me 17 shkurt, eshte nje ceshtje e ndjeshme per autoritetet malazeze. Ato preferojne t’i japin kohe vetes per te mos irrituar serbet qe ne Mal te Zi jane kater here me shume ne numer se shqiptaret.
Vetem nje parti shqiptare, Unioni Demokratik i Shqiptareve (DUA), ka zgjedhur te tregohet pajtuese me pushtetin duke mbeshtetur Vujanovicin. “Mali i Zi ka mbajtur nje qendrim pragmatik kundrejt Kosoves se pavarur, te cilen do ta njohe se afermi”, siguron Ferhat Dinosha, nje nga drejtuesit e DUA-s. “Mali i Zi aspiron per nje integrim euroatlantik dhe ai do ta njohe Kosoven ne kete rruge”, shtoi ai.
Por, pjesa me e madhe e partive shqiptare te Malit te Zi, pervec ceshtjes se njohjes se Kosoves kane edhe ankesa te tjera kunder partise se Vujanovicit, Partia Demokratike e Socialisteve (DPS, ne pushtet). Keshtu, nje pjese vlereson se te drejtat e shqiptareve nuk jane permiresuar pas pavaresise me referendum te Malit te Zi, ne mars 2006. Ata i kritikojne vecanerisht autoritetet qe nuk i dhane statusin e bashkise autonome qytetit te Tuzit, ku pjesa me e madhe e banoreve jane me origjine shqiptare. “Autoritetet nuk i mbajten premtimet”, nenvizon Cunmulaj. Shume te tjere kane ankesa lidhur me nje projekt per privatizimin e tokave buze Adriatikut, ku shqiptaret pretendojne te jene pronare dhe vlera e te ciles eshte rritur ndjeshem per arsye te “bumit” turistik qe Mali i Zi ka njohur qe pas shpalljes se pavaresise. Te tjere shprehen se 14 shqiptare, ne pritje te procesit te tyre pasi u arrestuan per terrorizem ne shtator 2006 perpara zgjedhjeve legjislative, jane torturuar. Por brenda komunitetit shqiptar ne Mal te Zi ka edhe nga ata qe vleresojne. “Shqiptaret nuk e harrojne se Mali i Zi i hapi dyert gjate luftes se Kosoves”, nenvizon Dinosha.

Koha Jonë

AFP