Konferencë me rastin e votimeve presidenciale nga Nazif Cungu

April 10, 2008   | Politika

Nazif Cungu ulqinKëtë konferencë e kemi organizuar me rastin e votimeve presidenciale dhe zgjedhjes së z. Filip Vujanoviq për President të Malit të Zi
Ulqin:Të nderuar qytetar,

Votuesit tanë qartë kanë dhënë votën për ndryshime për postin e kryetarit të Shtetit dhe më këtë rast, në emër të këshillit Qendror dhe në emrin tim personal i falënderoj.
Mirëpo, shumica kanë dhënë besimin e tyre z. Vujanoviq, ne e pranojmë edhe këtë fakt si vendim demokratik.
Me këtë rast ne ia urojmë rizgjedhjen për Kryetar te shtetit z. Vujanoviq dhe i urojmë sukses në punë.
Megjithëse mbetemi tek qëndrimi se në Mal të Zi ende nuk janë dominante forcat politike për zhvillim dhe demokratizim të gjithanshëm.
Cilat janë arsyet kryesore që u arrit ky rezultat është temë me të cilën duhet të merren analistet, historianët, studiuesit e psikologjisë së votuesve.
Qëndrimet e FORCES se re demokratike për gjendjen aktuale te Shqiptarëve ne Mal te Zi do ti shprehim vazhdimisht ne mënyrë direkte dhe haptas, ashtu si i perceptojmë dhe pas analizave të hollësishme, duke i shoqëruar me kritika konstruktive të cilat do të kenë për qellim përmirësimin e gjendjes.
Dhe këtë do ta bëjmë më haptas dhe me zë më te larte, sepse asnjë problem i joni me rëndësi lidhur me gjendjen e të drejtave të njeriut, e të drejtave të pakicave, të rëndësisë ekonomike, sociale, arsimore, kulturore … për popullin shqiptar në këtë periudhë nuk është zgjidhur, por përkundrazi problemet janë shtuar dhe pasojat bëhen çdo ditë e më të rënda.
Kryetari
Nazif Cungu