Kumtesë e Lidhjes Demokratike në Mal të Zi

April 14, 2008   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Kënaqësi për të gjithë shqiptarët
Kryetari i LD në MZ, z. Mehmet Bardhi u dërgoi telegram urimi udhëheqjes më të lartë të shtetit shqiptar për ftesën në anëtarësim në NATO dhe Ramush Haradinajt për lirimin nga Tribunali i Hagës.
Lajmi që në Samitin e Bukureshtit, Shqipëria mori ftesën për t`iu bashkangjitur Aleancës Verio-Atlantike gëzoi të gjithë shqiptarët në mbarë globin . Ky është një vazhdim i mbarë i këtij viti. Viti 2008 filloi me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, me ftesën drejtuar Shqipërisë për anëtarësim në NATO dhe me pafajësinë e njërit nga komandantët më të njohur të UÇK-së, Ramush Haradinaj, nga Tribunali i Hagës. Me kënaqësi konstatojmë se këto janë ngjarje që e bëjnë krenar çdo shqiptar. Andaj, me anë të kësaj shkrese, në emër të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, subjektit të parë politik të shqiptarëve në trojet e veta në Mal të Zi, që me devotshmëri dhe me krenari po mban gjallë flakën kombëtare e demokratike në këto treva dhe në emrin tim, ju dërgojmë urimet më të ngrohta, Ju dhe të gjithë shqiptarëve në trojet e veta dhe në diasporë. Shpresojmë se pas këtyre ngjarjeve të mëdha dhe një sadisfaksioni të dëshmuar të klasës politike shqiptare tashmë të pranuar nga SHBA, shtetet e UE-së, NATO-s dhe forcave të tjera demokratike në botë është koha që Shqipëria ta kthejë kokën më me kujdes e përkushtim nga shqiptarët në trojet e veta strërgjyshore jashtë kufijve të Shipërisë së sotme, konkretisht në Malin e Zi, në Luginën e Preshevës, po edhe nga çështja Çame. Po ashtu përshëndesim dhe jemi të gëzuar shumë për lirimin e Ramush Haradinajt, njërit nga komandatët e njohur të UÇK-së nga burgu i Tribunalit Hagës, thuhet në kumtesën e kësaj partie.