UDSH përshëndet marrjen e ftesës për anëtarësim në Nato nga Shqipëria

April 14, 2008   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Udsh përshëndet marrjen e ftesës për anëtarësim në nato nga shqipëria dhe shpalljen të pafajshëm nga gjykata e hagës të ramush haradinajt
3 prilli – datë historike për shqiptarët

Ulqin – Unioni Demokratik i Shqiptarëve ka përshëndetur marrjen e ftesës nga Shqipëria në Samitin e Bukureshtit për t`u anëtarësuar në NATO si dhe shpalljen të pafajshëm të Ramush Haradinajt nga Gjykata e Hagës, duke vlerësuar se 3 prilli, kur ndodhen këto dy ngjarje, do të renditet ndër datat historike të shqiptarëve.
“UDSH përshëndet të dyja këto ngjarje të rëndësishme për shqiptarët. Ato kanë shkaktuar kënaqësi dhe entuziazëm të ri në radhët tona, sepse pas Pavarësisë së Kosovës të 17 shkurtit të këtij viti po vërtetohet fjalia e kryetarit Dinosha, e thënë në Kuvendin V Zgjedhor të UDSH-së, se shqiptarët nga koha e ilirëve e këndej kurrë nuk kanë qenë më mirë”, thuhet në deklaratën për shtyp të UDSH-së.
Sipas kësaj partie, “me hyrjen e Shqipërisë në NATO fillon një epokë e re për sigurinë, zhvillimet dhe liritë e shqiptarëve, që do të jenë faktor i pakapërcyeshëm në marrëdhëniet e reja në Ballkan, kurse me lirimin e Haradinajt bëhet kuptimplotë dhe e pacenueshme lufta e UÇK-së dhe Pavarësia e Kosovës”.

(Kohapress)