Rindërtimi i xhamisë së ranës – së detarëve të Ulqinit

Plotësohet një ëndërr
Përsëri pra në të njëjtin vend, në vendin që dikur ka qenë simbol jo vetëm i fesë Islame por edhe simbol i qytetit tonë do të rindërtohet xhamia me ndihmën e Perendisë, por edhe me ndihmën e të gjithë atyre të cilëve Perendia u ka dhënë mend dhe zemër që jo vetëm me pasuri materiale, por edhe me guxim të japin kontributin e vet për ndërtimin e xhamisë së Ranës. Këtu duhet të përmendet edhe Këshilli i BI-së që tash një kohë të gjatë është duke punuar për kthimin e pronës së xhamisë.Më në fund po plotësohet një ëndërr, një ëndërr të cilën nuk e ëndërroj vetëm unë, por edhe shumë nga qytetarët tanë. Shumë nga ata, ndërmjet të cilëve ende ka njerëz të cilëve edhe u kujtohet Xhamia e Ranës, po shprehin kënaqësin, sepse së shpejti do të vendosen themelet. Përsëri pra në të njëjtin vend, në vendin që dikur ka qenë simbol jo vetëm i fesë Islame por edhe simbol i qytetit tonë do të rindërtohet xhamia me ndihmën e Perendisë, por edhe me ndihmën e të gjithë atyre të cilëve Perendia u ka dhënë mend dhe zemër që jo vetëm me pasuri materiale, por edhe me guxim të japin kontributin e vet për ndërtimin e xhamisë së Ranës.
Këtu duhet të përmendet edhe Këshilli i BI-së që tash një kohë të gjatë është duke punuar për kthimin e pronës së xhamisë. Puna e tyre pa dyshim është nisma kryesore për ndërtimin e xhamisë dhe populli e falënderon nga zemra. Së shpejti pra do të ngritet përsëri minarja e lartë e xhamisë mbi Ranë si një simbol i fesë sonë, ku qartë shihet se asnjë pushtet nuk mund të ndalë proçeset dhe vendimet të cilat i cakton Ai i cili është mbi gjithçka. Kanë kaluar vetëm 77 vite prej atëherë kur me vendimin e një pushteti dhe disa njerëzvë tanë, të cilët, pavarësisht nga rrethanat, nuk është dashur ta nënshkruajnë vendimin, është rrëzuar xhamia.
Nga kjo distancë e gjatë kohore është vështirë të gjykosh, por unë shpreh mendimin tim personal, se pavarësisht nga rrethanat politiko-shoqërore, njerëzit tanë nuk është dashur ta nënshkruajnë një akt të atillë, pra vendimin që të rrëzohet xhamia.
Edhe më vonë shteti komunist ka sjellur vendime të tmerrshme për rrëzimin e xhamisë së Merasë, si edhe transformimin e xhamisë së Kalasë në muze apo depo, sepse në atë gjendje më duket se është ende edhe sot. Dua të theksoj me plot pergjegjësi se gjithmonë “kontributin” më të madh e kanë dhënë njerëzit tanë.
Më në fund, një pjesë e truallit të xhamisë së Ranës i është shitur apo dhuruar pronarëve që sot ndërtojnë prapa xhamisë, ku kurrë nuk ka pasur objekt tjetër përveç objekteve përcjellëse të xhamisë.
Objekti i quajtur ,,Tri Ribara” është ndërtuar pas rrëzimit të xhamisë më 1936 pas xhamisë ku në fotografitë e shumta shihet se aty ka qenë hapësirë e zbrazët deri te rruga që të çon për në Pinjesh, pra në oborrin e xhamisë. Pushteti i asaj kohe ia jep një familjeje private malazeze, kurse ata ia shesin Hotelierisë së Ulqinit dhe më gjatë këtë objekt e blejnë pronarët të cilët sot po ndërtojnë aty, por prap me “kontributin” e pushtetit modern.Kjo është një histori e shkurtër e pronës, por, edhe njerëzve tanë të cilët pa dyshim gjithmonë kanë pasur “dashuri” të madhe ndaj pushtetit dhe asaj se çka ka sjellur politika apo pushteti. Edhe sot, ata që janë në politikë apo në pushtet e ndjejnë veten më mirë, siç thotë fjala popullore “ke shteti, ke mreti”. Kështu pra, pas një kohe të gjatë përsëri po ndërtohet xhamia e Ranës apo Detarëve siç e ka quajtur populli shpesh. E Ranës, sepse ka qenë në Ranë, kurse e Detarëve sepse aty gjithmonë janë falur detarët Ulqinakë para se kanë shkuar në lundrime në det, për t`ia sjellur bukën e gojës familjeve të tyre, “bukë e gjak” ka thënë populli gjithmonë.Një filozof dhe shkrimtar i madh gjerman, i cili para se ka vdekur ka thënë “me siguri ne të gjithë kemi lindur si myslimanë” shpesh e ka përsëritur një fjali së cilës edhe unë si germanist i përmbahem shpesh, se “kurrë nuk është e tepërt të përsëriten disa gjëra.” Xhamia e Ranës është një ndër xhamitë më të vjetëra në Ballkan dhe është ndërtuar në sh. 14 nga Maurët, shumë para se kanë ardhur Osmanët këtu.
Këtë e kam shkruar edhe më parë në tekste të botuara në librin tim “Kalaja, legjendë dhe art”, dhe për këtë shkak e përsëris. Unë si individ, në mënyrë modeste, me shkrimet që i dedikohen xhamisë së Ranës, kam dhënë kontributin tim për rindërtimin e saj dhe jam, pa dyshim, një ndër iniciatorët e parë të kësaj ideje që tashmë po realizohet. Gjithashtu, dua të theksoj se ne edhe si familje jemi të lidhur me xhaminë e Ranës, sepse një ndër imamët më të famshëm të kësaj xhamie ka qenë edhe gjyshi im, mulla Ismail Karamanaga. Dhe pastaj, xhamia me minaren e lartë mbi 25 metra, në të cilën shpesh është vendosur fanari për t`i treguar detarëve vendin e tyre, ka qenë jo vetëm simbol i fesë sonë Islame, por edhe simboli i qytetit të Ulqinit, udhërrëfim për të gjitha anijet të cilat lundronin këtyre brigjeve dhe lidhnin popujt përmes rrugëve detare. Dhe për të është edhe kënaqësia jonë e madhe se më në fund po realizohet ideja e rindërtimit të xhamisë tonë. Një padrejtësi, një krim i asaj kohe i një pushteti jopopullor, e johuman, me vendime të tilla, na kanë larguar shpesh herë nga bota e civilizuar.
Gjëra të tilla kanë mundur te ndodhin vetëm në Ballkan, tek ne. Është mirë që me në fund edhe një pushtet i këtij qyteti, me kryetarin z. Hajdinagën, të përmendet në mënyrë pozitive, sepse kanë dhënë lejen dhe kontributin për ndërtimin e xhamisë së Ranës apo Detarëve. Dua t`i përmend dhe t`i falënderoj.
Për ata skeptikët të cilët fenë e kuptojnë ndryshe dhe të cilëve u pengon ndërtimi i xhamisë, nuk kam koment, sepse është e tepërt të komentohen gjëra dhe mendime iracionale. Por i sygjeroj që të mos shqetësohen, sepse bota e civilizuar përkrah dhe mbështet ide të shëndosha siç është rindërtimi i xhamisë së Ranës. Feja është mbi gjithçka, dhe ajo kurrë nuk mund të pengojë askënd në qoftë se interpretohet ashtu siç ka urdhëruar Perëndia. Secili nga ne si individ, pavarësisht se cilit komb apo konfesion i takon, e ka vendin e vet në këtë hapësirë kaq të bukur. Plazhi dhe mysafirët e tij i kanë “punët e veta, por edhe xhamia ka punët e veta” thotë populli, kështu që njeriu si individ, ka gjithmonë zgjedhjen e lirë. Këto dy ambiente kanë sfera të ndryshme, dhe për te skeptikët mundë të jenë të qetë, përkundrazi xhamia do të jetë një bukuri për syrin edhe të atyre të cilët fenë e kuptojnë ndryshe.
Ambienti i xhamisë duhet t`i adaptohet bukurisë magjike të Ranës sonë, dhe për të është e nevojshme të ndërtohet një fontanë në vend të atyre koskave të “famshme” që një kohë të gjatë e kanë shndërruar Ranën tonë, për interesa private, në një teqe. Një pamje e paparë në bregun e Malit të Zi e mos të them në Mesdhe. Kam dëgjuar për iniciativën e pushtetit vendor për dislokimin e këtyre kiosqeve nga Rana. Unë e përkrah këtë ide, sepse këto kiosqe me lejen e Komunës apo Të mirës detare, Ranës ja kanë marrë shpirtin, gjelbrimin, parqet, dhe të gjithë bukurinë të cilën e ka pasur më parë. Dhe për këtë unë nuk jam për dislokimin e tyre, mendoj se ato duhet të përcillen në histori, që të mos i shohim më kurrë. Duhet të zgjidhet mënyra tjetër për një ofertë më të mirë dhe më kualitative. Një fontanë apo një “shadërvan” në vend të kiosqeve para xhamisë, pa dyshim do t`ia kthejnë Ranës bukurinë e saj, edhe kjo do të ishte një ofertë më e mirë për turizmin tonë, të lënë kaq shumë pas dore. Në përgjithësi, ne të gjithë duhet të mundohemi që të punojmë në ngritjen e ofertës sonë turistike në një nivel më të lartë se deri tani.inagurimi i xhamis se marinareve_ulqin
Duhet të luftojmë me kualitet dhe me çmime më të larta për një turizëm kualitativ, e jo kuantitativ, siç e kemi tash. Shumë kate që po ndërtohet për çdo ditë, nuk japin shpresë për një turizëm më të lartë, përkundrazi. Pushteti vendor duhet të frenojë këtë ndërtim të egër të paparë në botën e civilizuar. Një qytet me resurse natyrore të cilët i ka dhunti prej Perëndisë, një qytet i cili deri te vitet e 90-ta të sh. të kaluar ka dhënë kontribut në buxhetin e Malit të Zi mbi 40 pëqind nga i gjithë turizmi në përgjithësi, sot ka rënë në një nivel të mjerueshëm prej 10 përqind. Natyrisht, këtë e bën edhe pushteti i Malit të Zi, duke na lënë anash dhe duke na trajtuar ndryshe, e jo si Budvën p.sh., të mos e përdorë ndonjë fjalë më të rëndë, por, duhet haptas të thohet se një kontribut të madh e japin edhe qytetarët tanë, duke vepruar e duke mos i respektuar regullat e disiplinën në turizëm.
Dhe për te jam i mendimit se shteti dhe pushteti vendor duhet të ndërhyjnë me mjete ligjore dhe të vendosin regull dhe disiplinë. Duhet të frenohen shumë gjëra të cilat e kanë sjellur turizmin tonë në këtë nivel. Organet kompetente kanë mjete dhe mundësi që të merren seriozisht me probleme të tilla, sepse kjo tashmë ka kaluar në anarki. Tregu i lirë po, por me disiplinë, me ligj i cili duhet të respektohet. Një disiplinë edhe në ofertën turistike të cilën duhet si bartës ta përgatis pushteti vendor, por edhe me ndihmën e organizatave turistike të ndryshme të cilat veprojnë në qytetin tonë. Duhet të ketë kontroll dhe sanksionime për shkeljen e regullave të cilat sundojnë në turizëm sepse “thupra ka dalë prej Xhehnetit”, thotë populli ynë. Duhet të vendosen çmimet ashtu siç është në tërë bregun e Malit të Zi. Pse ta nënçmojmë ne qytetin tonë, t`i japim shtretërit për 5 euro… Ne nuk duhet të punojmë për turizëm social, ne duhet të luftojmë për një turizëm të lartë të cilin e kemi pas deri te vitet të 90-ta. Unë jam dëshmitar, sepse kam punuar në turizmin e lartë, dhe pa dyshim ky qytet e meriton kthimin e atij turizmi dhe shkëlqimin të cilin e ka patur dikur, si qyteti kryesor i turizmit të Malit të Zi. Të gjithë ne si individë dhe si shoqëri duhet ta japim kontributin tonë. Me në fund edhe organizata turistike e themeluar në fund të vitit të kaluar duhet të vihet në funksion. Që nga fillimi kam qenë skeptik për funksionimin e saj, duke patur parasysh se cila parti politike do të ketë të drejtën për ta dhënë kryetarin apo drejtorin e saj. Duhet të vendosen kuadro të cilët e njohin turizmin, më në fund i sygjeroj një herë që ta lënë politikën anash e të shikojnë politikën e turizmit. Ne shpresojmë se për këtë çeshtje pushteti vendor do të veprojë ashtu siç duhet.
Dhe më në fund t`i kthehem prap edhe një herë xhamisë së Ranës apo xhamisë së Detarëve. Kam shpresën se xhamia së shpejti do të shkëlqejë me plot bukurinë e saj mbi Ranë, nën Kalanë tonë shekullore. Minarja e saj, kësaj radhe pa fanar, por me ndriçim modern do të shihet larg nga deti si dikur ai fanari me vajguri. Në përgjithësi së bashku me ambientin e Kalasë sonë, me Ranë, atë ambient të famshëm, ajo do të jetë një pasuri me e madhe për tërë qytetin tonë dhe pa dyshim do ta ngrisë ofertën tonë turistike në një nivel shumë më të lartë se deri tani.
Ismet Karamanaga
KOHA JAVORE