Bisedë me Tahir Gjonbalaj, këshilltar për ndërtim në komunën e Plavës

April 16, 2008   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Tahir GjonbalajPark Nacional e jo tampon zonë
Tahir Gjonbalaj është i lindur në Vuthaj në vitin 1962. Ka kryer fakultetin e ndërtimtarisë në Prishtinë. Është nënkryetar i LD në MZ. Punon si këshilltar për ndërtim në Komunën e Plavës .
Koha javore: Kohë më parë subjektet politike shqiptare dhe përfaqësuesit e Bashkësive Lokale të Gucisë dhe Vuthajve si dhe OJQ “Alpet Shqiptare” dhe “Ma jep dorën” kanë lëshuar një komunikatë të përbashkët lidhur me shpalljen e Parkut Nacional “Prokletije”. Cili ishte vendimi i këtyre subjekteve?
T. Gjonbalaj: Reagimi ynë ka qenë unik lidhur me ndërrimin dhe plotësimin e ligjit për parqet nacionale, që do të thotë ndryshimet që po ndodhin në paragrafin 2. dhe 8 në lidhje me nenin 12 të këtij ligji, e me këtë rast edhe Studimi mbi aplikimin dhe menaxhimin e “mbrojtjen” e zonës në territorin e Bjeshkëve të Nëmura në Plavë dhe Guci. Me vetë aktin e propozimit të Parkut Nacional “Prokletije ” dhe analizën e këtyre dy akteve normative, kemi ardhur bashkërisht në përfundim,se projekti në fjalë është plotësisht tendencioz, qëllimkeq dhe i papranueshëm për popullatën shqiptare autoktone të kësaj treve. Ky konstatim bazohet kryekëput në faktin se ky ligj, qytetarëve të kësaj treve u pamundëson shfrytëzimin e të mirave natyrore, të mirave të pronës private dhe paprekshmërinë e patundshmërisë që ata e kanë trashëguar brez pas brezi, që do të thotë se ka ndikim negativ në mirëqenien e qytetare në radhë të parë në anën ekonomike e me këtë edhe në anën sociale e kulturore dhe është pengesë serioze në ngritjen e objekteve familjare , afariste etj. Këto ligje,në radhë të parë janë diskriminuese për vetë faktin se kufijtë e këtij parku janë kufijtë të ndarjes së strukturës etnike. Në mendojmë se avancimi i një politike të tillë, po e them prapë diskriminuese, nuk është asgjë tjetër veç vazhdim i projekteve famëkeqe, si ajo “reforma agrare” të cilën e kishte zbatuar mbretëria jugosllave, reformë këtë që epoka komuniste e pat avancuar me nacionalizimin e pasurive të shqiptareve dhe qytetarëve tjerë në vitet 1955- 1961,ku në mënyrë përfide qytetarit iu muar patundshmëria, dhe shih sot vazhdon avazi i vjetër me metoda të reja “demokratike”për aneksimin e së drejtës mbi pronë,e me ketë akt avancon shpërnguljen e popullatës që ka ngelur këtu. Me shpalljen e Parkut Nacional arrihet që një e treta e popullatës nuk ka të drejtë elementare të punojë e gëzojë tokën e vet. Jemi të bindur se një aprovim i projektit të tillë suprimon të drejtën e qytetarëve për privatizimin e pronave të uzurpuara, parandalon dhe asgjëson blegtorinë, varfëron dhe shuan bujqësinë, me një fjalë skajshmërishi i varfëron bujkun e blegtorin e kësaj zone.Tahir Gjonbalaj1
Koja javore : Ju keni kërkuar nga presidenti , kryeparlamentari e shefi i qeverisë dhe nga strukturat relevante demokratike në Mal të Zi që popullatës së kësaj trevë t`i dali në mbrojtje të pasurisë se tyre, ku e kundërta do të sillte shpërngulje nga trojet etnike. A keni marr përgjigje ende dhe çka prisni nga kompetentet ?
T. Gjonbalaj : Ne i kemi sugjeruar me një kumtesë për opinion strukturat në fjalë, Komunën e Plavës, dhe ua kemi bërë të ditur se me brengën tonë të përgjithshme do t`i njoftojmë institucionet ndërkombëtare relevante, ambasadat e shteteve me ndikim, se OJQ-të dhe partitë politike shqiptare që veprojnë në këtë komunë janë kundër shpalljes së Parkut Nacional me emrin nënçmues të Cvijiqit “Prokletije” dhe elaborateve famkeqe të Vasa Çubrilloviqit dhe kundër ndryshimit të ligjit për parqet nacionale, dhe kemi kërkuar po ashtu që të ndalohet procesi i shpalljes së këtij parku. Ne, përkundrazi kemi pritur nga Qeveria se do të aprovojë ligjet për zhvillimin e turizmit dimëror, pylltarisë, blegtorisë e bujqësisë, e jo një ligj të tillë që dhunshëm, tinëzisht, do ta shpërngulë popullatën nga këtu. E gjithë kjo e keqe po ndodhë pa konsultimin e popullatës vendase dhe pa pëlqimin e dijen e udhëheqjes lokale. Kjo s` është asgjë tjetër veç uzurpim i pronës private. Me heqjen e nenit 2, ku pas emrit Liqeni i Shkodrës shtohet “Prokletije” dhe lidhur me nenin 12, me të cilin verifikohen kufijtë e parkut të ri i cili përfshinë gati gjysmën e territorit të komunës se Plavës, ne jemi të zhgënjyer. Kufijtë e Parkut të ri janë pjesët më atraktive për zhvillimin e turizmit dhe blegtorisë e bujqësisë, troje këto të populluara me shumicë shqiptare .Vërejtjet për ligjin në aprovim, komuna e Plavës ia ka dërguar edhe Ministrisë për Turizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit Jetësor. Po ashtu kemi njoftuar ministrinë përkatëse se nga 48.600 hektarë sa ka komuna e Plavës, Parku Nacional “Prokletije” i merr 21.647 ari, gjegjësisht 46.3 për qind të gjithë territorit që ka. Hapësira gjithëpërfshirëse e Parkut Nacional së bashku me rezervatin natyror përfshin 49.8 perqind , faktikisht 50 për qind të territorit të Plavës. Kur kësaj tërësie i shtojmë edhe zonën e kontaktit të parkut dhe monumentin natyror Liqeni e Plavës, na del se, Parku “Prokletije ” do të ketë 30.667 ari apo 63.1 të territorit komunal. Në kuadër të këtij parku pa dyshim se bëjnë pjesë edhe fshatrat e banuara shqiptare si Vuthajt, Hoti, Doli ,Krusheva, Vishnjeva, Zabeli, Jasenica etj.
Koha javore : Plani Hapsinor u votua në parlamentin e Malit të Zi. Si e komentoni Ju votimin pro të deputeteve boshnjak të kësaj treve dhe deputetit të UDSH-ë ?A ka kërkesa për kthimin e pronave private dhe a ka konteste gjyqësore lidhur me këto prona ?
T. Gjonbalaj : Së pari, fatkeqësisht, planin hapsinor e votoi edhe përfaqësuesi dhe mbrojtësi i interesave nacionale të shqiptarëve, Ferhat Dinosha (plan që drejtpërsëdrejti ishte kundër interesava të qytetarëve të Komunave Plavë, Ulqin dhe Bashksisë Lokale të Malësisë /”KOMUNËS URBANE TË TUZIT”), deputeti i Partisë Boshnjake, Kemal Purishiq, i cili edhe ishte kreatori kryesor për t`u përfshirë në kuadër të planit hapsinor Parku Nacional “Prokletije”, veprimet e te cilit kohëve të fundit janë shumë të tejdukshme, në dëm të pronave të shqiptarëve!? Unë personalisht kam menduer se deputeti i partisë së pakicës nacionale është zgjedhur për mbrojtjen e interesave të atij grupi etnik e kurrsesi të punojë për realizimin e projekteve famkeqe për zhdukjen e pakicave tjera dhe kundër interesave të tyre po ashtu edhe kundër interesit të popullatës prej nga vjen, ka deklaruar se pronat private nuk do të preken me shpalljen e Parkut Nacional. Duhet t`ia kujtoi zotëriut se pikërisht në këto prona janë kufijtë dhe shembull konkret është Lugina e Ropojanit, luginë kjo që padrejtësisht ju muar Shpend Qerim Gjonbaljat edhe pas Luftërave Ballkanike u shpronësua pronari legjitim,ku mbretëria jugosllave e pranoi dhe dëshmoi se ndaj pronarit ishte bërë krim dhe prona iu kthye atij në vitin 1933. Prona e këtij qytetari nuk është për t`u injoruar, ajo kap shifrën e 1000,06 hektarëve kullota dhe male. Hiq më pak se dyzet vjet, vetë Rexhep Shpendi Gjonbalaj me duart e veta e ka kositur dhe shfrytëzuar pronën e tij. Në vitin 1954 komuna e merr malin dhe tokën e Gjonbalajve. Në vitin 1949 bëhet kooperimi dhe në vitin 1952 ndërpriten kooperativat. Pastaj e di e gjithë krahina se si u bë nacionalizimi i pronave private, ku pronat e qytetarëve u uzurpuan dhe u prunë nga hektarët e tjerë në disa ari që turpshëm u shënuan në fletët poseduese. Kërkesat për kthimin e pronave janë të shumta. Ato përfshijnë një hapësi nga 13 mije hektarësh. Komisioni komunal për kthimin e pronave në Plavë,nuk e ka luajtur asnjë gur nga vendi lidhur me kthimin e pronave në këtë komunë. Ata kanë qenë shumë lojal ndaj shtetit dhe se nuk kanë arritur që as një pronë private padrejtësisht të marrua t`i kthej pronarit legjitim edhe pse tapitë i kanë njerëzit në dorë. Prona këto të qytetareve te Plavës e Gucisë. Synimi ynë është që të kthehen pronat private, dhe pastaj të formohet Parku Nacional. Pronat në kontest duhet t`u kthehen shqiptareve dhe kujt do tjetër që ka të drejtën mbi to. Çka është më e keqja menaxhimin e këtij parku pritet qe ne te ardhmen ta kontrolloj mbikëqyrësi i cili ka të drejtën e policit, i cili ka mundësi që të merr vendim mbi personat që veprojnë a jetojnë në territorin e këtij parku.
Koha javore: Cilat janë kushtet e shpalljes së Parkut Nacional dhe si duhet të funksionojë ai?
T. Gjonbalaj : Shpallja Bjeshkëve të Nemuna Park Nacional është e aplikueshme vetëm atëherë kur të rregullohen specifikat si prona private, infrastruktura e vendbanimeve, punësimi i komunitetit etj. Banoret e zonës janë bazë e zhvillimit te qëndrueshëm, për te cilën gjë shoqëria duhet të punoj. Bartësit e projektit duhet të mendojnë mire, përfshirë këtu emrin e zonës se mbrojtur si të tille. Identitetin e lartësuar më të cilin shoqërohen tërheqja e turisteve dhe konsumimi i prodhimeve vendore dhe shërbime që lidhen me turizmin e të tjera aktivitete, e gjitha këto nën logon e parkut, e në aspekt regjional, kjo do ishte një krijim i identitetit të ri, do të ishte baze e ndalimit të zhvillimeve destruktive dhe çrrënjosja e pasurisë natyrore dhe poshtërimi i anës njerëzore nuk duhet të ndodh, ligje këto që janë të vetmet e me të rëndësishmet për regjionin tone – vargmalet e Alpeve Shqiptare/Bjeshkët e Nemuna /Prokletije, që unë ju kam referuar në anglisht “cursed Mountains” edhe për të evituar konfuzionin dhe keqinterpretimet. Natyrisht se kjo do të arrihet me një proces të kujdesshëm planifikues me bazë të komunitetit, më pjesëmarrjen e tij të mirëfilltë (jo vetëm në formë) duke ofruar faktet dhe garancitë e duhura,e kjo është më rendësi se pari për vete hartuesit e projektit e pastaj për shtetin dhe regjionin në tërësi. Parku Nacional e jo ( Nacionalist ), duhet të formohet pasi që hartuesi ta bëjë atë shkëputje nga e kaluara duke ofruar negociata e kompromise të ndërsjella me komunitetin dhe me shtetin e anasjelltas, si për shembull zoonimi i parkut në bazë të shkallës së mbrojtjës në raport me demografinë në zonat e banuara, ato të industrisë së lehtë eventuale, pjesa strikt e mbrojtur dhe zonat ku zhvillohet jeta, natyrisht brenda një planifikimi hapësinor. E këto zona strikt të mbrojtura, dedikuar mbrojtjes së llojllojshmërisë bimore e shtazore (biodiversitetit) më natyrë konservuese e shkencore, ku zakonisht përfshihen kullosat e malet e larta e të thella. Parku Naconal duhet të kuptohet si zonë sociale ku lejohet jeta në harmonin e njeriut më natyrën, lejohen ecjet e ngjitjet malore.Zona e banueshme ku shtrihen shtëpitë me infrastrukture publike e private duhet të jenë të planifikuar mire,duhet të punohet toka, sidomos bujqësia organike e produktet autoktone të artit, zejeve, produkteve dhe shërbimeve turistike, etj. Natyrisht se zonat kanë dhe mbivendosje- difuzion,ku nuk ka vije strikte, por që në përgjithësi ka një orientim; pastaj se ku mund të zhvillohet industria e lehte miqësore për mjedisin e me standardet, pastaj ku mund të zhvillohet turizmi komercial, ku ai familjar, e ku shtigjet e skijimit, shtigjet e ecjes në teren, alpinizmit, speleologjise, e pushimit e aktiviteteve tjera rekreative e jetësore që do të rregulloheshin e koordinoheshin nga qendra administrative menaxhuese të parkut ne nivel lokal, por brenda parkut (jo ne kryeqytete) dhe zyra informimi në qytete, si dhe ne aspekte ndërkufitarë në nivel regjional, siç flitet për mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm regjional të Alpeve Shqiptare. Pra këto janë parakushte që popullata jo vetëm të mos refuzoj e dyshoj në shtetin, por të përkrah një iniciative të tillë dhe të jetë bartëse dhe garantuese e saj me pjesëmarrjen aktive që në fazat e hershme të zhvillimeve si konsultimeve, planifikimit, shpalljes dhe operimit të një parku, në këtë rast Parkut Nacional, Alpet Shqiptare në Shqipëri, Bjeshkët e Nemuna në Kosove, dhe Prokletije ne Mal te Zi, si parqe individuale apo si një i tërë në nivel regjional, që kishte dhe mendime të shpallej Park Paqeje, disa të tjerë mund ta quajnë “Rezerve Biosfere” etj.

Bisedoi: Ali Daci
KOHA JAVORE