Përmirësohet padrejtësia e Ulqinit

Delegacioni islamik ne ulqinNë prani të autoriteteve më të larta fetare, përfaqësuesve të pushtetit lokal dhe republican, kreu i Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga dhe Reisi i Bashkësisë Islame të Malit të Zi, Rifat Fejziq vendosën të enjten gurthemelin për rindërtimin e Xhamisë së Detarëve, e cila u rrënua para 77 vjetësh nga autoritetet e atëhershme shtetërore malazeze. Avdo Gorana, kryetar i Bashkësisë Islame të Ulqinit, në fjalën e tij përshëndetëse tha se fillimi i rindërtimit të Xhamisë së Detarëve, e cila sipas gojëdhënës është ndërtuar para ardhjes së turqve në këto treva nga tregtarë dhe detarë të shteteve myslimane të mesdheut, është ngjarje e madhe civilizuese për të gjithë qytetarët e komunës së Ulqinit, veçmas për besimtarët myslimanë. Sipas Goranës rindërtimi Xhamisë do të bëhet me kontributin e besimtarëve, prandaj u bëri thirrje të gjithjë qytetarëve që në numër sa më të madh të japin kontributin ekamen temeljac ulcinj tyre. Reisi i Bashkësisë Islame të Malit të Zi, Rifat Fejziq falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuar në rindërtimin e kësaj xhamie, e cila sipas tij nuk ka qenë thjeshtë vetëm objekt kulti, por edhe vend pushimi për detarët që kanë ardhur në Ulqin. Ai këtë ditë e cilësoi si ditë të drejtësisë, e cila, siç theksoi ai, “erdhi pak me vonesë, por me vullnetin e Zotit u përmirësua një padrejtësi”. Fejziq u shpreh i bindur se me këtë xhami bregdeti malazez dhe Mali i Zi do të zbukurojë hartën e vet turistike. Kryetari i Komunës së Ulqinit, Gëzim Hjadinaga, pohoi se me rindërtimin e Xhamisë së Detarëve në Ulqin asaj do t`i kthehet përsëri shkëlqimi i saj i dikurshëm, për të cilën kronikanët dhe historianët thonë se ka qenë njëra ndër më të bukurat në rajon. Ceremonisë së hedhjes së gurthemelit të Xhamisë i parapriu një takim i kryetarit të Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, që pati në kabinetin e tij me përfaqësuesit e të tri komuniteteve fetare në Ulqin, me ç`rast u konstatua bashkëjetesa dhe komunikimi i mirë ndërfetar i qytetarëve të kësaj komune.

Gj. Gjonaj
Koha javore

Takim me intelektualë të Ulqinit

Muhamed Sytari_ULQINNë ambientet e hotel “Dolcino”, kryesia e Bashkësisë Islame të Ulqinit, ka organizuar një takim me elitën e intelektualëve dhe biznesmenëve të Ulqinit. Në këtë takim të ngrohtë, i ftuar nderi ka qenë thirrësi islam Muhamed Sytari, i cili ka marrë pjesë edhe në ceremoninë e Mevludit Sherifë të organizuar pas namazit të iqindisë së ditës së sotme në xhaminë e Mezjahut.
Në fjalën e tij hyrëse, z. Avdo Gorani, kryetar i porsazgjedhur i Bashkësisë Islame të Ulqinit ka përshëndetur pjesëmarrësit dhe njëkohësisht ka falënderuar gatishmërinë e tyre për të qenë sëbashku në këtë mbrëmje të veçantë. Më pas ai ka prezantuar edhe mikun e mbrëmjes, të ftuarin nga Shkodra, thirrësin islam Muhamed Sytari.Muhamed Sytari_ulqini
Në fjalën e tij, miku nga Shkodra është ndalur te haku i Resulull-llahit (a.s) në veten e secilit musliman, duke marrë shkak edhe nga data e përkujtimit të lindjes së zotërisë së bijve të Ademit, Muhammedit (a.s). Ai ka nxitur të pranishmit për të kontribuar në çdo kohë për të mirën e fesë islame dhe harmonisë së saj me shoqërinë.
Njëkohësisht ai ka përshëndetur projektet e shumta të Bashkësisë Islame të Ulqinit, të bëra publike nga kryeimami i Ulqinit, H. Rexhep ef. Lika, gjatë ceremonisë së pasdites në xhaminë e Mezjahut.
Muhamed Sytari_mbledhjaTakimi është përshëndetur edhe nga kryetari i komunës së Ulqinit, z. Gëzim Hajdinaga, kryeimami i Ulqinit, H. Rexhep ef. Lika, dr. Gani Karamanaga, studiuesi Ismet Karamanaga e shumë intelektualë të tjerë të pranishëm.
Të pranishëmve në këtë takim i është shpërndarë edhe monografia: “Hafiz Qamil Tresi- në gjurmët e një biblioteke që sfidon heshtjen e kohës…”, të thirrësit islam Muhamed Sytari.
Në fund të diskutimeve, nga të pranishmit janë drejtuar pyetje të shumta për mikun nga Shkodra.
www.muhamedsytari.net

Thirrësi islam Muhamed Sytari, mysafir i B.I. Ulqin

Bashkësia Islame e UlqinitMe ftesë të Bashkësisë Islame të Ulqinit, thirrësi islam Muhamed Sytari ka marrë pjesë në ceremoninë e përvitshme të organizuar në xhaminë e Mezjahut, në qendër të Ulqinit, me rastin e përkujtimit të ditës së lindjes së hazreti Muhammedit (a.s), Mevludi Sherifë.
Pas faljes së namazit të iqindisë, kryeimami i Ulqinit, H. Rexhep ef. Lika, ka prezantuar të ftuarin e Bashkësisë Islame në këtë aktivitet duke theksuar se: “Duke filluar me këtë aktivitet, Bashkësia Islame e Ulqinit, ka vendosur që për çdo muaj do të ketë nga një të ftuar për të folur mbi vlerat dhe mesazhet e fesë tonë”.
Në ligjëratën e tij, thirrësi islam Muhamed Sytari, ka folur mbi dashurinë dhe respektin që duhet të shprehë secili musliman për të dërguarin e All-llahut. Ai ka nxitur ndjekjen dhe pasimin e traditës muhamedane, si rrugë shembullore e të jetuarit të jetës me besim e dashuri.Bashkësia Islame e Ulqin1
Pas ligjëratës së të ftuarit nga Shkodra, është kënduar Mevludi Sherifë dhe është bërë duaja e kësaj ceremonie.
Në këtë aktivitet binte në sy pjesëmarrja e dendur e hoxhallarëve të kësaj zone, të cilët ishin edhe pjesëmarrës në këndimin e pjesëve të ndryshme të mevludit.
I gjithë aktiviteti është regjistruar nga kamerat e tv teuta, për t’u transmetuar më pas në një program special të tij.
Lavdrim Hamja

www.muhamedsytari.net