Në Ulqin u mbajt tryeza e rrumbullakët ” E ardhmja e shqiptarëve në Mal të Zi”

Gjon Lulgjuraj_Naser Çobaj Shqiptarët nuk kanë trajtim të barabartë
Në organizim të Lëvizjes ” Atdheu na Bashkon”, që përfaqëson shumicën e organizatave dhe shoqatave të shqiptarëve nga Mali i Zi në Shtete të Bashkuara të Amerikës organizoi në Ulqin, më 4 priill 2008, tryezën e rrumbullakët ” E ardhmja e shqiptarëve në Mal të Zi”. Në këtë takim, ku morën pjesë përfaqësues të jetës politike, të sektorit civil dhe intelektual të pavarurë nga trevat etnike shqiptare në Malin e Zi, u trajtua e ardhmja politiko-juridike, ekonomike, edukativo-arsimore dhe kulturore e shqiptarëve në këtë republikë.Gjon Lulgjuraj
Kryetari i Lëvizjes ” Atdheu na Bashkon” , Gjon Lulgjuraj , në fjalën e tij të hapjes së kësaj tryeze në të cilën nuk ishte i pranishëm kreu i UDSH-së z. Ferhat Dinosha, edhe pse sipas organizatorit ka qenë i ftuar, shpalosi shqetësimin e shoqatës për të drejtat e minoriteve, veçmas të shqiptarëve në shtetin e pavarur të Malit të Zi, me procesin e privatizimit dhe me ligjet që rregullojnë këtë fushë, me decentralizimin, me shitjet dhe zhvillimin ekonomik në Ulqin, me mungesën e komunës së mëvetësishme të Malësisë, me mungesën e perspektivës për punësim të shqiptarëve në sektorin qeveritar si dhe me trajtimin e të burgosurve shqiptarë nga Malësia në aksionin policor malazez ” Fluturimi i shqiponjës” , me torturën që ndaj tyre ka ushtruar policia malazeze si dhe me zvarritjen e procesit gjyqësor ndaj 18 malësorëve të akuzuar për ” terrorizëm dhe prishje të rendit kushtetues në Mal tzë Zi”.

bardhi_2Qytetarë të rendit të dytë
Lideri dhe deputeti i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, z. Mehmet Bardhi, duke folur për këtë temë, pohoi se situata e shqiptarëve në Malin e Zi të pavrur është më e keqe se kurrë. ” Kushtetuta e Malit të Zi nuk siguron barazi të plotë të qytetarëve as barazi të plotë të pjesëtarëve të nacionaliteteve të ndryshme. Ajo, shqiptarëve nuk u siguron barazi të plotë, liri dhe të drejta të barabarta . Edhe pse në preambulë të këtij akti më të lartë shtetëroro-juridik përmendet emri shqiptar dhe gjuha shqipe, nuk thuhet se shteti i Malit të Zi është shtet i barabart i të gjithë qytetarëve.Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë diskriminuar. Po ashtu në kushtetutë nuk ekziston as përfaqësimi autentik i shqiptarëve. Dokumentet personale të shqiptarëve nuk janë rregulluar ashtu siç kemi kërkuar Pra, ne shqiptarët konsiderohemi si qytetarë të rendit të dytë” tha me keqardhje Bardhi dhe shtoi se LD në MZ ka paraqitur 35 vërejtje dhe 19 amandamente në kushtetutën e re malazeze, por pushteti aktual i ka refuzar të gjitha.vaselj sinishtaj_2
Kryetari i Alternativës Shqiptare, Vasel Sinishtaj, njëherazi edhe deputet në Parlamentin e Malit të Zi, duke elaboruar të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi, vlerësoi se nuk implementohen ligjet në Mal të Zi, kur janë në pyetje minoritetet, respektivisht shqiptarët. Ai përmendi shumë probleme të kësaj natyre. ” Me kushtetuten e re shqiptarëve u është garantuar që emri dhe mbiemri i tyre në dokumente personale dhe të udhëtimit të shkruhen në gjuhën dhe alfabetin shqip. Mirëpo, kjo e drejtë e jona e patjetërsueshme nuk është propozuar në ligjin që rregullon këtë çështje, i cili është në procedurë. Problem tjetër i pazgjidhur për shqiptarët është edhe përfaqësimi i shqiptarëve në parlamentin republikan dhe në parlamentet lokale ku shqiptarët nuk janë shumicë: në Podgoricë, Tivar, Plavë dhe Rozhajë. Duhet kthyer nenet 23-24 të Ligjit mbi të drejtat e pakicave. Shqetësuese për ne shqiptarët është edhe ushtrimi i dhunës, maltretimet dhe fyerjet njerëzore të policëve malazezë ndaj malësorëve të paraburgosur në burgun e Spuzhës, ku shihet qartë mosrespektimi i lirive dhe të drejtave njerëzore të garantuara me kushtetutë. Ajo që ne na pengon më së shumti është shkelja e nenit 3 të Kartës kornizë për liritë dhe të drejtat e njeriut ku parandalohet dhuna sidomos atëherë kur bëhet me qëllim të nxjerrjes së deklaratës për të pranuar fajësinë.”, theksoi Sinshtaj. Loro Markiqi, avokat, pohoi gjithashtu se pushteti aktual po vazhdon me politikën e vjetër tashmë të njohur për të gjithë ndaj shqiptarëve, duke mospërfillë ligjet ekzistuese. ” Dëshmia më e mirë për këtë është rasti i keqtrajtimit të shqiptarëve ( malësorëve) të paraburgosurë në aksionin ” Fluturimi i shqiponjës” ndaj të cilëve policia malazeze ka ushtruar dhunë dhe torturë fizike e psiqike, gjë të cilën e kanë konfirmuar edhe shoqatat malazeze dhe të huaja që merren me liritë dhe të drejtat e njeriut, por pushteti gjithnjë hesht , duke shkelur ligjin. Dëshmi tjetër e mospërfilljes së ligjeve nga ana e gjyqësorit është edhe fakti se dy avokatëve shqiptarë në procesin gjyqësor të përmendur, të cilin e quaj politik i drejtuar jo vetëm kundër shqiptarëve të akuzuar, por kundër të gjithë shqiptarëve, na është ndaluar përdorimi i gjuhës shqipe. Kjo tregon qartë se në Mal të Zi ende vazhdon politka e vjetër ndaj shqiptarëve, duke na trajtuar si qytetarë të rendit të dytë”, tha Markiqi.

Loro MarkiqiKëshilli Nacional Shqiptar – dekor i Qeverisë
Në mënyrë kritike u diskutua edhe për krijimin e Këshillit Nacional të Shqiptarëve. Shumica e pjesëmarrësve në debat u shprehën skeptik lidhur me funksionimin e duhur të Këshillit Nacional Shqiptar. Sipas tyre këshilli në fjalë dhe Fondi i Pakicave do të jenë në shërbim të pushtetit, i cili përmes njerëzve të vetë do të realizojë qëllimet e veta. U tha se nga 33 anëtarë të Këshillit Nacional Shqiptar vetëm shtatë prej tyre ekziston mundësia të jenë jopartiakë dhe si i tillë do të jetë dekor i Qeverisë së Malit të Zi, duke theksuar nevojën që në këtë këshillë të përfshihen intelektual të mirëfilltë që s`do të ndikohen nga politikanët. Po ashtu u dëgjuan edhe shumë mangësi në llogari të Ligjit që ka të bëjë me këshillat nacionale. Xhoana Perkaj, historiane dhe analiste pohoi se ideja për themelimin e Këshillit është e mirë por sistemi i votimit në Kuvendin e elektorëve për zgjidhjen e Këshillit nuk mundëson depërtimin e intelektualëve jopartiakë. Sipas saj ekziston mundësia e dyfishimit të funksioneve politke të politikanëve të evolvuar më parë në politikë.zylfije duraku_1

Liderët politikë shqiptarë duhet të ndërgjegjësohen
Oratorët biseduan edhe për veprimtarinë e deritashme të subjekteve politike shqiptare dhe paraqitën nevojën e hartimit të një Platforme politike të përbashkët, e cila do të përfshinte problemet thelbësore të shqiptarëve në Mal të Zi. Përfaqësuesit e sektorit civil dhe intelektualët e pavaruar ishin të një mendimi se liderët politikë shqiptarë mbajnë përgjegjësinë kryesore për problemet e pazgjidhura të shqiptarëve në këtë republikë. Sipas tyre shqiptarët nuk kanë nevojë për 6 parti politike, por kanë nevojë që ato të bashkëpunojnë ngusht njëra me tjetrën e jo të jenë të ndara e të përçara aq sa elektorati shqiptar aktualisht është pothuaj i hutuar dhe nuk di se kujt t`ia besojë votën. Dr. Zylfie Gjoni -Duraku, drejtuese e Shoqatës së gruas ” Anima” fajin për gjendjen e krijuar tek shqiptarët në Malin e Zi e kërkoi tek vetvetja.

cakuli_hollaj_dodaTokat e shqiptarëve plaçkiten nga strukturat e shtetit
Në diskutimet e pasditës mbi të ardhmen ekonomike, edukativo – arsimore dhe kulturore të shqiptarëve në Mal të Zi u dëgjuan shumë vërjetje dhe mospajtime për mënyrën e privatizimit , kthimin e pronës dhe shfrytëzimin e resurseve natyrore. Lidhur me privatizimin u tha se ai nuk ka kurrfarë qëllimi tjetër përveç asimilimit dhe se asnjë ekspert i ekonomisë ose i politikës nuk mund ta arsyetojë këtë lloj privatizimi pa kontroll se shkon në të mirën e mirëqenjes së qytetarëve të kësaj komunë. Përkundrazi. Ramë Sinanaj nga fshati Hot, komuna e Plavës, kritikoi pushtetin malazez se nuk po ua kthen pronat shqiptarëve të kësajNaser çobaj komunë të cilët pesedojnë tapitë edhe përkundër ligjit ekzistues për restituim dhe shtoi se me miratimin e Planit Hapësinor të Malit të Zi deri në vitin 2020, sipas të cilit Bjeshkët e Nëmuna shpallen Park Nacional, shqiptarëve të Plavës e Gucisë do tu plaçkiten nga ana e shtetit mijëra hektarë tokë të tjera. Me të njëjtat probleme e shqetësime , u tha në tryezë, ballafaqohen edhe qytearët e komunës së Ulqinit dhe të Malësisë të cilëve nuk po u kthehet prona e tyre e konfiskuar nga shteti në kripore, Valdanos, Shtoj, Shas, Tuz e gjetkë.
Nënkryteari i Lëvizjes ” Atdheu na Bashkon”, Naser Çobaj për këtë veçmas fajësoi Qeverinë malazeze, Unionoin Demokratik të Shqiptarëve dhe kryetarin e komunës së Ulqinit, z. Gëzim Hajdinaga ” Sa herë Qeveria e Malit të Zi e ka ndërruar ligjin mbi pronësinë është zvogëluar mundësia e qytetarëve të komunës së Ulqinit dhe të Malësisë për të kthyer pronat e veta.

nail draga_1 S`kemi strategji unike të kulturës
Shumë probleme u debatuan edhe në fushën e arsimit dhe kulturës. U konstaua se shqiptarët në Mal të Zi nuk kanë kulturë të mirëfilltë dhe u shtrua nevoja e krijimit të një strategjie unike të kulturës si dhe integrimi në Evropë si parakusht për ruajtjen e identitetit kulturor. Po ashtu është rënë dakord edhe për nevojën e ruajtjes së monumenteve të trashëgimisë kulturore dhe identitetit kombëtar Dr. Nail Draga, duke prezentuar çështjen e arsimit shqip tha se situata në këtë segment është tepër e palakmueshme, duke e ilustruar me faktin se në institucionet përkatëse republikane nuk ka asnjë shqiptar të punësuar, pastaj me planprogramet e imponuara mësimore,amir hollaj_1 tekstet e përkthyera shkollore e të tjera.

Inicohet themelimi i Këshillit Kombëtar
Në këtë tryezë të pranishmit miratuan propozimin e z. Ramiz Sinanaj për themelimin e një grupi ( komisioni) inicues i cili do të shqyrtojë të gjitha rrethanat , mundësitë dhe nevojshmërinë e themelimit të Këshillit Kombëtar. Ky Këshill u cilësua se do të ndihmojë në ruajtjen e identittetit të shqiptarëve në Malin e Zi. Në debatë morën pjesë edhe Vasel Camaj, Xhaudet Cakuli, Ismet Karamanga, Nazif Veliqi , Noc Camaj e tjerë.
Gjekë Gjonaj
KOHA JAVORE