Mehmet Bardhi:Ankimet e shqiptarëve në Mal të Zi

April 18, 2008 by Ulqini  
Filed under Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Gjithë partit politike ne mal te ziPODGORICË, 14 PRILL- Pushteti aktual malazias bën diskriminimin e pakicave mbi baza nacionale dhe partiake në fushën e punësimit, thanë të hënën Mehmet Bardhi, kryetar i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi (LDMZ) dhe Sulo Mustafic, zëdhënës i Partisë Boshnjake. Sipas Bardhit,të kërkosh punë, paraprakisht duhet të jesh apo të bëhesh anëtar i Partisë Demokratike të Socialistëve në pushtet. “Në shkallë republike, shqiptarët marrin marrin pjesë me 7 për qind. Por, ky nivel i përfaqësimit mungon në
shërbimet publike, polici, gjykatë.Pushteti malazias, shqiptarët i ka larguar nga integrimet evropiane.
Në qeveri është vetëm një shqiptar,anëtar i partisë në pushtet.Mirëpo, sa është ai përfaqësues autentik i shqiptarëve”, tha Mehmet Bardhi. Të njëjtën ankesë kanë edhe përfaqësuesit e pakicës boshnjake në Mal të Zi. Mbi bazat e regjistrimit të popullsisë në vitin 2003, në Mal të Zi komuniteti boshnjak merr pjesë me 9.4 për qind. Zëdhënësi i Partisë Boshnjake, Sulo Mustafic, thotë se është shumë vështirë të gjesh punë në Mal të Zi nëse je pjesëtar i një pakice. Megjithatë, ai shpreson se strategjia e politikës së zhvillimit të pakicave në Mal të Zi, të cilën po e përgatit Ministria mbi të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, do ta zgjidhë këtë proble.

Gazeta Express

Comments

One Comment on "Mehmet Bardhi:Ankimet e shqiptarëve në Mal të Zi"

  1. vlora on Fri, 18th Apr 2008 12:48 pm 

    Gabuet ju vet Shqiptaret e Malsis qe votuat qe Mali i Zi te behet shet i pavarun. Shqiptaret e bane te mundhme qe kta klushat e shkjaut te bahen te panvarun. Kjo oshte vetem fillimi i problemeve, se shpejti Shqiptaret skan me pas kurfar te drejte ne net shtet. Edhe Rusi oshte ka hin me nji shpejtisi popullate ne Malsi, kshtu qe mos gvet per Shqiptar. Ishalla nuk hin ne NATO.

Tell us what you're thinking...
and oh, if you want a pic to show with your comment, go get a gravatar!