Mal i Zi mund ta njohe Republiken e Kosoves ne maj te ketij viti

April 20, 2008   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Dinosha: Podgorica zyrtare mund ta njohë Republikën e Kosovës në maj të këtij viti
Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve në Mal të Zi, Ferhat Dinosha tha sot në Prishtinë, se Podgorica zyrtare mund ta njohë Republikën e Kosovës në maj të këtij viti. Ferhat Dinosha, këto komente i bëri pas takimit me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ku ndër të tjera, theksoi se shqiptarët do të jenë urë lidhëse ndërmjet shtetit malazez dhe mjediseve tjera shqiptare.
Ditë më parë, nga zyrtarë të lartë të Malit të Zi është thënë se ky vend lidhur me njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës, i do të deklarohet duke i marrë parasysh të gjitha rrethanat dhe nevojën për të ruajtur stabilitetin e brendshëm. Por ai gjithashtu ka bërë me dije se Mali i Zi do ta koordinojë politikën e tij të jashtme me BE-në dhe NATO-n.

RTK