Hashim Thaçi: Pres që Mali i Zi së shpejti të njohë Kosovën

April 20, 2008   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

HASHIM THAçIHashim Thaçi: Pres që Mali i Zi së shpejti të njohë Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se pret që Mali i Zi së shpejti do ta njohë pavarësinë e Kosovës. “Mali i Zi nuk ngurron me njohjen e pavarësisë së Kosovës. Jam i bindur se kjo do të ndodhë në një të ardhme të afërt”, e transmetojnë mediat malazeze kryeministrin kosovar.
Thaçi ka shtuar se më e rëndësishmja është që Kosova ka vendosur marrëdhënie të mira me Malin e Zi, dhe që si fqinjë të mirë, “do të bashkëpunojnë në të gjitha fushat me interes të dyanshëm”.
“Mali i Zi gjithmonë ka qenë dhe do të jetë një nga destinacionet për turistët kosovarë”, ka thënë kryeministri Thaçi.
RTK