Kryeministri Berisha dhe Gjukanoviq: Ndërtimi i pikës kufitare Muriqan – Sukobinë, dëshmi e vullnetit të dy qeverive për bashkëpunim në mirëbesim të plotë

Berisha-gjukanovic-sukubin _muriqanKryeministri Berisha mori pjesë sot në ceremoninë e inaugurimit të fillimit të punimeve për ndërtimin e pikës së përbashkët të kalimit kufirit ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi, Muriqan – Sukobinë, në Murriqan. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Kryeministri i Malit të Zi, zoti Milo Gjykanoviç, Shefi i Delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë, zoti Helmut Lohan, Shefi i delegacionit të KE-së në Mal të Zi, zoti Leopold Maurer, ministra të qeverive të të dy vendeve, përfaqësues të trupit diplomatik, etj.
Ndërtimi i pikës së përbashkët të kalimit kufitar Murriqan-Cukobin është i pari i këtij lloji në Ballkanin Perëndimor. Ky projekt, me vlerë 1.1 milionë euro, është financuar nga Komisioni Europian dhe është pjesë e ndihmës financiare që Bashkimi Evropian po jep për ndërtimin e 11 pikëkalimeve në të gjithë Shqipërinë, me vlerë të përgjithshme 5.4 milionë euro.Berisha-gjukanovic-sukubin _muriqan1
Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryeministri Berisha u shpreh se ky inaugurim përbën një simbol vërtet të madh, jo vetëm për Shqipërinë dhe Malin e Zi, por për të gjithë rajonin. “Sot, ne inaugurojmë themelet e një ndërtese e cila mishëron në mënyrë të shkëlqyer vullnetin e përbashkët të qeverive të dy vendeve tona për të bashkëpunuar në një mirëbesim të plotë. Dëshmon vullnetin tonë për të ngritur dhe ndërtuar një miqësi dhe bashkëpunim të shkëlqyer midis dy vendeve. Gjithashtu, dëshmon vullnetin e një vizioni të përbashkët për të ardhmen tonë evropiane”, u shpreh Kryeministri.
Berisha-gjukanovic-sukubin _muriqan3Kryeministri theksoi se Shqipëria i konsideron shumë të rëndësishme marrëdhëniet me fqinjin e tij verior, me Malin e Zi. “Qeveria është e vendosur të bëjë çdo përpjekje që këto marrëdhënie të shkëlqyera të njohin një bashkëpunim të pandërprerë, në interesin më të mirë dhe në traditën më të shkëlqyer të dy vendeve tona. Shfrytëzoj rastin që të shpreh admirimin tim për progresin e madh që ka bërë Mali i Zi, progres nga i cili përfitojnë jo vetëm qytetarët e këtij vendi, por përfitojnë dhe qytetarët e fqinjëve të tij”, tha Kryeministri Berisha
Më tej, Kryeministri nënvizoi se ndërtimi i kësaj pike kalimi do të krijojë lehtësi edhe për zhvillimin e turizmit të dy vendeve. “Kjo pikë do të krijojë lehtësitë më maksimale, në mënyrë që turistët të kalojnë nga brigjet e Malit të Zi në brigjet e Shqipërisë dhe anasjelltas”, u shpreh ai.berisha-gjukanovic_Muriqan - Sukobinë,
Gjithashtu, Kryeministri theksoi se do të jetë një simbol i vendosmërisë së qeverisë për të luftuar me zero tolerancë krimin e organizuar dhe i vullnetit për të luftuar kontrabandën, për të bërë që ligji dhe shteti ligjor të predominojnë në të dy vendet me më shumë siguri.
Kryeministri Berisha shprehu falënderime dhe mirënjohje të veçantë për Komisionin Evropian dhe Ambasadorin Lohan, të cilët akorduan fondin për ndërtimin e kësaj pike të përbashkët të kontrollit doganor dhe policor.
“Edhe një herë, ju falënderoj, Ambasador Lohan, për këtë dhuratë shumë të çmuar që i bëni të dy kombeve dhe jam i sigurt që ky standard, që është një standard i arrirë evropian, do të njohë përhapje në pika të tjera kufitare të Ballkanit Perëndimor”, u shpreh Kryeministri.
Nga ana e tij, Komisionin Evropian dhe Ambasadorin Lohantha se kjo pikëkalimi do të ndihmojë Shqipërinë dhe Malin e Zi të punojnë së bashku për të ruajtur mjedisin, për të parandaluar krimin e organizuar, si dhe për të arritur shërbime kufitare sa më të sigurta dhe efikase. Ai shprehu besimin se kjo pikë e kalimit kufitar do të shndërrohet në një simbol të bashkëpunimit të suksesshëm midis dy vendeve, si dhe një pikë referimi në Ballkanin Perëndimor.Berisha-gjukanovic-sukubin _muriqan2
Edhe Kryeministri i Malit të Zi, zoti Gjykanoviç, shprehu besimin se kjo pikë kalimi do të forcojë më tej bashkëpunimin mes dy vendeve, si dhe është shprehje e vullnetit të dy qeverive tpër të punuar së bashku, nën frymën e miqësisë dhe fqinjësisë së mirë.
Gjithashtu, Kryeministri Gjykanoviç i shprehu Kryeministrit Berisha përgëzimet e tij për për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO, nga ana e Shqipërisë.
Pikat e përbashkët e kalimit kufitar Muriqan-Sukobinë përbëhet nga një godinë kryesore me dy kate dhe me zyra të ndara për secilin nga vendet, Shqipërisë dhe Malit të Zi, për shërbimet në doganë, polici, veterinari apo shërbimet fitosanitare.
21/04/2008

Lajme nga Ministrija

Lajme nga Ulqini