Në Turneun e Karatesë në Gostivar Klubi i Karatesë “Ulqini” u kurorëzua me 35 medalje dhe 7 kupa

April 21, 2008   | Sporti / Sport

klubi karates Ulqini_Gostivari2008Në këtë turne u dalluan dy ekipet e kadetëve të djemve dhe vajzave të KK “Ulqini”, të cilët u kurorëzuan me medalje të artë në kata ekipore. Posaçërisht u veçua ekipi i djemve, i cili me punën e shkëlqyer tërhoqi vëmendjen e të gjithë të pranishmëve në sallë duke i duartrokitur fort.
Të shtunën në Gostivar u mbajt Turneu VII Ndërkombëtar i Karatesë “Kupa e Gostivarit 2008”. Turneu u organizua nga klubi vendas i karatesë “Fati”, në bashkëpunim me Federatën e Karatesë së Maqedonisë dhe Akademinë e Karatesë së Maqedonisë dhe në të morën pjesë 46 klube me mbi 370 garues.
KK “Ulqini”, tashmë i njohur me sukseset e arritura dhe që çdo herë dëshmon aftësitë e veta në çdo arenë ku merr pjesë, edhe në Kupën e Gostivarit arriti të kurorëzohet më 7 kupa dhe 35 medalje, prej të cilave 10 të arta, 8 të argjendta dhe 17 të bronzta. Përveç këtyre, klubi fitoi edhe kupën e klubit më të kompletuar mysafir të garës.
“Në këtë turne u dalluan dy ekipet e kadetëve të djemve dhe vajzave, të cilët u kurorëzuan me medalje të artë në kata ekipore. Posaçërisht u veçua ekipi i djemve, i cili me punën e shkëlqyer tërhoqi vëmendjen e të gjithë të pranishmëve në sallë duke i duartrokitur fort. Po ashtu, gjatë paraqitjes së tyre u ndërpre gara nëpër arenat tjera për të shikuar demonstrimin e katës mjeshtrore të tre garuesve tanë, Viktor Curoviq, Dardan Ceka dhe Liridon Elezi, që janë emra të njohur për mbarë opinionin, sepse vite me radhë janë fitues të medaljeve të arta në shumë gara dhe kampionate. Ata zgjuan edhe interesimin e shumë klubeve të njohura”, shprehen të kënaqur trajnerët e këtij klubi, Naim Duraku, Mirsad Nasradini, Kujtim Sukaliqi, kryetrajneri Ruzhdi Rama dhe drejtori i marketingut Skender Tahiri, i cili e udhëhoqi ekipin në këtë garë.
Nga KK “Ulqini” me medalje të arta u shpërblyen Naim Duraku, Mirsad Nasradini, Kujtim Sukaliqi, kryetrajneri Ruzhdi Rama dhe drejtori i marketingut Skender Tahiri,, i cili fitoi dy medalje të arta, ndërsa nga një të artë fituan Blerta Tahiri, Sherife Rama, Mirjeta Nika, Antigona Rama, Edita Kovaçi, Viktor Curoviq, Albion Duraku dhe Liridon Elezi. Përveç këtyre medaljeve këta garues u kurorëzuan edhe me medalje të tjera. Me nga disa medalje të tjera u shpërblyen Petar Barlloviq, Xhemale Elezi, Doriana Taipi, Muhamet Kraja, Xhenis Rexhepi dhe Blerim Sukaliq.
Në këtë turne mori pjesë edhe garuesi i KK “Albulena”, Besnik Adoviq, i cili arriti deri në finale në luftra individuale, por për shkak të lëndimit iu desh të ndërpresë luftën duke u kurorëzuar me medalje të argjendtë.
“Rezultatet e klubit tonë nuk mungojnë. Ne jemi gjithmonë ndër klubet më të mira kudo që marrim pjesë, por përkrahja materiale është shumë e vogël. Kjo në të ardhmen do të jetë pengesë për pjesëmarrje në gara, prandaj bëjmë apel te të gjithë ata që duan tzi ndihmojnë këta të rinj të artë, le tzju shtrijnë dorën këtyre ambasadorëve të mirëfilltë që të mos u ndalet hovi i suksesit të tyre dhe i të gjithë neve. Ne kemi arritur një nivel të lartë, jemi klub i kompletuar dhe do të vazhdojmë me këtë ritëm. Shumë klube ëndërrojnë që të jenë si ne, por nuk munden, sepse ne jemi ata që me të rinjtë tanë dominojmë në çdo arenë që marrim pjesë, duke e përfaqësuar me dinjitet e krenari emrin “Ulqini”, të cilin e mbajmë tash 23 vjet”, thonë drejtuesit e këtij klubi.
Ata falënderojnë ndërmarrjen “Llolla Company” dhe pronarin e saj Muslim Llolla, Burektoren “Pelivan”, Xhevdet Seferin, Enver Demirin, si dhe Haki Nikën, që mundësuan pjesëmarrjen në këtë garë.
KOHA JAVORE

YouTube Preview Image