Aktdënimi gjyqësor kundër Andrej Nikolaidisit

April 23, 2008   | Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti

Andrej NikolaidisA ekziston në realitet liria e mendimit?
Lidhur me këtë aktvendim të turpshëm, Andrej Nikolaidisi tha për “Europën e lirë” se intelektuali te ne merret me seriozitet vetëm nëse merret me politikë të zhveshur. Vërtet, ashtu është. Sa herë keni menduar për fjalët e ndonjë politikani që flet (edhe) në emrin tuaj, prit çka është duke folur ky!? Si mund të flasë ky kështu?
Vërtet sa i vogël duket një intelektual, në krahasim me një politikan. Veçanërisht kur ky politikan është p.sh. gjysmanalfabet. Ose në rastin e Andrej Nikolaidisit, kur ky politikan është kriminel lufte, si Milosheviqi. Vërtet, tragjike! Por, edhe më tragjike është se gjykata e cila e ka marrë një vendim të tillë, po del se e mbron jo vetëm E. Kusturicën nga e kaluara e tij e ulët morale, por edhe ia jep për të drejtë Milosheviqit. Gjykata që duhet ta mbrojë dinjitetin e një qytetari të vet, në këtë rast të Nikolaidisit, para një akuze të çmendur siç ishte ajo e regjisorit Kusturica.
Përsëri është bërë aktual rasti i shkrimtarit Andrej Nikolaidis. Ky intelektual nga Ulqini është dënuar nga Gjykata e Qarkut në Podgoricë, që tzi paguajë (ai dhe revista e cila e ka botuar artikullin) 12 mijë euro për dhembje shpirtërore që ia ka shkaktuar regjisorit serbo-boshnjak Emir Kusturica, duke e quajtur në revisten malazeze Monitor “shërbëtor të kasapit ballkanik”. Ky kontest është i vjetër disa vite dhe tani është aktualizuar përsëri. Dënimi ka çuar pluhur te opinioni intelektual në Mal të Zi.
Ne të gjithë e dijmë se si qëndron e vërteta dhe e dijmë fare mirë se regjisori i përmendur, vërtet, ka qenë shërbëtor i kasapit ballkanik. Thjesht, është diçka në natyrën e njeriut, jo secilit, kuptohet, por të atyre me kurriz pak më të lakueshëm, që tzu lëpihet atyre që në një moment gjenden në pushtet. Kështu ka qenë rasti edhe i E. Kusturicës. Çfarë lidhje ka Andrei Nikolaidisi me faktin se Kusturica ka qenë lëpirësi i sahanave të Milosheviqit? Kurrfarë, përveç faktit se e ka konstatuar këtë dhe e ka thënë publikisht. Por, është rrezik të flasësh publikisht nëse je vetëm një intelektual. Publikisht mund të flasin vetëm politikanët. Ata e kanë marrë tapinë të jenë shqiptues publik të ideve tona, të flasin në vend nesh. Por, vetëm deri në një masë, aq sa nuk e rrezikojnë veten dhe ekzistencën e tyre relativisht të mirë nga ushtrimi i zanatit të politikës.
Lidhur me këtë aktvendim të turpshëm, Andrej Nikolaidisi tha për “Europën e lirë” se intelektuali te ne merret me seriozitet vetëm nëse merret me politikë të zhveshur. Vërtet, ashtu është. Sa herë keni menduar për fjalët e ndonjë politikani që flet (edhe) në emrin tuaj, prit çka është duke folur ky!? Si mund të flasë ky kështu?
Vërtet sa i vogël duket një intelektual, në krahasim me një politikan. Veçanërisht kur ky politikan është p.sh. gjysmanalfabet. Ose në rastin e Andrej Nikolaidisit, kur ky politikan është kriminel lufte, si Milosheviqi. Vërtet, tragjike! Por, edhe më tragjike është se gjykata e cila e ka marrë një vendim të tillë, po del se e mbron jo vetëm E. Kusturicën nga e kaluara e tij e ulët morale, por edhe ia jep për të drejtë Milosheviqit. Gjykata që duhet ta mbrojë dinjitetin e një qytetari të vet, në këtë rast të Nikolaidisit, para një akuze të çmendur siç ishte ajo e regjisorit Kusturica.
Nikolaidisin, së pari e kam njohur, si edhe të gjithë, përmes recensioneve të tij të rock muzikës. Po ashtu, më ka pëlqyer filozofia e tij anarkiste. Anarkizmi, përndryshe, është e vetmja filozofi e pranueshme për një tru të lirë. Dhe, filozofia ime më e dashur. Të jesh i lirë dhe të mos pranosh kurrfarë autoriteti mbi vete, e së paku autoritetin e institucionit.
Basri Çapriqi_ulqin Në fund të vitit të kaluar, kam pasur rast të njoftohem me Nikolaidisin, në mbrëmjen kushtuar veprës së B. Çapriqit, në librarinë “Karver” në Podgoricë dhe më ka lënë përshtypje të fuqishme si person i cili e jeton filozofinë e vet të lirisë. Dhe pasi u njoftuam i thashë se do të ishte mirë që do të ishte mirë, që në të ardhmen të njihet me veprën e një shkrimtari tonë nga Malësia. Për dallim nga politikanët, për ta arsyetuar rrogën e vet që e marrin nga populli, ata vazhdimisht duhet të “bluajnë” diçka dhe, sipas mundësisë të mbjellin konflikt, qoftë edhe atë verbal. Sa më shumë që janë prezentë në gazeta, janë aq më të “suksesshëm”.
Çfarë mund të bëjë një intelektual i paarmatosur me fuqinë e institucioneve kundër një aparati çfarë është ai shtetëror, jo vetëm i një shteti konkret, por, i cilitdo shtet. Asgjë!
Intelektuali, por, veçanërisht në Ballkan, do të jetë në margjinën e ngjarjeve politike, sepse për intelektualët, si edhe për gjithë shoqërinë, vendosin politikanët, kreatura komike, me shkolla të pamjaftueshme, me vokabular komik dhe me manire të Mesjetës së hershme e shpeshherë edhe të rrugës!
Xhoana M. Perkaj
xhoanaperkaj@yahoo.com
KOHA JAVORE