Situata zgjedhore presidenciale 2008 nga Muhamet Nika

April 23, 2008   | Intervista / Intervju, Shtypi / Mediji

Muhamed NikaTerri nuk hiqet duke përmendur llambën
Për situatën e krijuar tani në prag të zgjedhjeve presidenciale më duhet të them që kjo në masë të bukur e arsyeton daljen tonë nga ish koalicioni shqiptar. Pra ne e kemi vlerësuar me kohë se ku do të përfundojnë dhe nëse jo atëherë, tashti koalicioni medoemos do të duhej të prishet.

Pikënisja A – situata – A
Kandidati për kryetar të Malit të Zi në zgjedhjet presidenciale i Lëvizjes për Ndryshime z. Nebojsha Medojeviq pasi që kishte siguruar koalicion parazgjedhor me disa parti shqiptare në prag të zgjedhjeve për televizionin lokal Teuta në Ulqin deklaroi: (parafrazoj…), në Ulqin është instaluar një shumicë parlamentare e cila s`guxon të kundërshtojë shefin e madh… Ne kemi gjetur një partner ideal që është Forca e Re Demokratike, “Kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme edhe me Mehmet Bardhin të cilin e kuptojmë”, por që edhe ai në një fazë tjetër do të jetë me ne… “Na vjen mirë që më në fund u kuptua që identitetin (gjuhën, adetet…) mund ta ruajmë te shtëpia, pra brenda shtëpisë, kurse në rrugë dhe në jetë shoqëritë duhet të flasin për biznes dhe ekonomi!amir hollaj-zylfije duraku-sinishtaj

Pikënisja – A, situata – B
Kryetari i KK Ulqinit, Muhamet Nika, gjithashtu në Tv Teuta një natë pas Medojeviqit thotë: (parafrazoj…) – sipas Medojeviqit të cilin e përkrahin disa parti nacionale ne duhet të pajtohemi që identitetin, shqipen, mund ta kultivojnë dhe ta përdorin lirisht vetëm në shtëpi, pra “në krevat” (shtrat), kurse në rrugë dhe shoqëri të flasim për ekonomi!!!

mehmet bardhiPikënisja – A, situata – C

Në një vizitë pune pas zgjedhjeve presidenciale ambasadori amerikan Mur në Ulqin takohet me pozitën komunale dhe me opozitën shqiptare, ku pas takimit të përbashkët me z. Mur liderët shqiptarë deklarohen për Tv Teuta si vijon: MehmetHajdinaga_Nika Bardhi, kryetar i LD në MZ ambasadorin Mur e njoftoi që situata e shqiptarëve në Mal të Zi është vështirësuar edhe më shumë, mirëpo nuk biseduam për zgjedhjet presidenciale”. Amir Hollaj, kryetar i PPD – së: Nuk dua të përsëris parafolësin, por me ambasadorin Mur biseduam për zgjedhjet presidenciale dhe për disa tema të tjera.
ALI DODAAli Doda, kryetar i BDSH – së, duke folur për mbresat e takimit ceku: Në Ulqin kemi një shumicë të instaluar parlamentare të tre këshilltarëve të PPD-së që po bëjnë prostitucion politik me koalicionin”Për Ulqinin europian”. Sipas meje shqiptarët ndahen në ata që e përkrahin shtetin, UDSH dhe tre këshilltarët e PPD-së dhe në të tjerët që përkrahin identitetin…

Pikënisja – A, situata – D
Ditën e zgjedhjeve kryetari i BDSH-së, Ali Doda, thonë harron dhe hedh në kutinë e votimit fletën votuese bashkë me fletën kontrolluese, ky veprim u hetua nga komisioni. Pas procesit të numërimit të votave rezulton se fletëvotimi i vetëm me fletë kontrollin ishte pro Medojeviqit, i cili ceku që shqiptarët identitetin mund ta ruajnë në shtëpi.

Pikënisja – A, situata – Enazif cungu_sinishtaj
I zhgënjyer, ashtu si Vasel Sinishtaj nga Tuzi për zgjedhjet presidenciale ortak parazgjedhor i Medojeviqit, Nazif Cungu në Ulqin për ulqinakët thotë: “Zgjedhësit tanë e dhanë votën për ndryshime, kurse (rezultatet e zgjedhjeve janë temë me të cilën duhet të merren psikologët)”.

Pikënisja – A, situata – Ë
Sa për ndryshimet e z. Medojeviq Muhamet Nika, në emisionin e përmendur televiziv u shpreh: “Një fjalë e urtë popullore, e psikologjisë popullore thotë. Terri nuk hiqet duke përmendur llampën, siç mendojnë disa. ”
Për situatën e krijuar tani në prag të zgjedhjeve presidenciale më duhet të them që kjo në masë të bukur e arsyeton daljen tonë nga ish koalicioni shqiptar. Pra ne e kemi vlerësuar me kohë se ku do të përfundojnë dhe nëse jo atëherë, tashti koalicioni medoemos do të duhej të prishet. Pra, kjo ia përngjet asaj anekdotës së Nasradin Hoxhës i cili ishte polic këtu në kohë shtetrrethimi e cila fillonte, ta zëmë në orën 8 të mbrëmjes dhe ky e vret një person një orë para se të fillojë ora e shtetrrethimit. I pyetur se për ç`arsye e bëri këtë dhe nuk respektoi rregullat e shtetrrethimit, ai u shpreh: E njoh unë këtë, e di ku e ka shtëpinë, dy orë rrugë nga këtu, pra diku në Krajë, e nuk mund të arrij, andaj e vrava, e kështu na ndodhi edhe ne!

Gjithë partit politike ne mal te ziPikënisja aktualitet, situata retrospektivë zgjedhore, presidenciale 1997
Momir Bullatoviq në librin e tij “Rregullat e heshtjes” thotë: (parafrazoj…). Dua të veçoj këtu takimin që pata me z. Bardhi i cili më tha se unë juve ju kam në zemër, por që kësaj here më duhet të votoj Gjukanoviqin, sepse përndryshe nuk do të më kuptojnë shqiptarët. Dhe se më çmon mua për bashkëpunim korrekt, ndërsa unë si kryetar shteti gjithnjë shqiptarëve u kam treguar se deri ku janë kufijtë edhe çfarë u lejohet të kërkojnë.

Pikënisja aktualitet, situata perspektivë
Xhoana Perkaj për Kohën javore në një vështrim: “Shqiptarët në Mal të Zi dhe lufta për liderizëm – Kush është lideri im?”, shprehet: “Ballafaqohemi me një problem ndryshe nga ai i përmenduri. Ky është problemi i faktit se që 17 vjet nga rënia e komunizmit është krijuar një establishment politik i etnosit shqiptar në Mal të Zi, që funksionon si një rreth i mbyllur siç janë masonët.”

Pikënisja – A, situata – ZHamir hollaj koktel
E veçanta e të gjitha zgjedhjeve në të cilat dolën shqiptarët për nivele të ndryshme këndej dhe andej kufijve ishte pjesëmarrja shumë e ulët e tyre në zgjedhje. Kështu ndodhi edhe në Ulqin, krahasuar me zgjedhjet e mëparshme dhe me praktikën zgjedhore perëndimore. Mirëpo kjo nuk i zbehu rezultatet e përgjithshme që i fituan shqiptarët gjatë vitit 2008. Veçojmë këtu pavarësinë e Kosovës, pavarësinë e Malit të Zi, ftesën e Shqipërisë në NATO. Përligjja e luftës së shqiptarëve me pafajësinë e z. Ramush Haradinaj e tjerë.
Muhamet Nika
(Autori është kryetar i KK të Ulqinit)
KOHA JAVORE