Turizmi i Ulqinit kërkon jë vizion të ri strategjik

April 24, 2008   | Turizmi / Turizam

ulqin-ulcinj,montenegroFillimi nga puna e disa (personave) nga lamija e turizmit të Malit të Zi nuk përputhet me piken e përgatitjeve për ciklin e ri të veprimtarive promovuese të turizmit në komun të Ulqinit për sezonin e ardhshëm veror 2008. Për këtë arsye, gabimet e mëparshme dhe gjetjet e realizuara nga analiza sektoriale – nëse një e tillë është bërë deri tani- është mirë të mbahen parasysh se promovimet turistike jan duke u ber vetëm për rivierën e Budvës në mynyr selektive. Në përgjithësi (personat) malazias të turizmit e kanë parë veprimtarinë promocionale të sektorit të Budvës më shume brenda optikës politike, sesa asaj tregëtare. Në panairet promocionalë të rajonit operatorët turistikë janë zhgënjyer shumë nga mbështetja e marrë prej titullarëve, ndërsa kamerat e televizioneve fokusonin deklaratat dhe takimet politike të (personave) turistik, duke anashkaluar stendat e ofertave të tyre. Në aktivitetet shtetërore, edhe qasja e komunikimit mes bizneseve ka funksionuar dobët pikërisht prej dominimit të optikës politike të punës në lemin turistike të Ulqinit.
Në vitin e shkuar Mali i Zi – konkurenti kryesor i Shqipërisë dhe Kroacis sipas strategjisë së zhvillimit të turizmit – ishte me reklama në Euronews dhe CNN, duke promovuar edhe një faqe interneti shumë tërheqëse,mirpo bregdeti i Ulqinit mbetet ende larg kësaj gare të natyrshme, të mbështetur mbi interesa ekonomike,sepse bregdeti i ulqinit nuk shifet fare vetën1 sekond.velika plaza1
Nuk dua të them se jam pesimist mbi shanset e vendit tim Ulqinit në fushën turistike. Thjesht mendoj se ne nuk kemi arritur, të paktën ende – të kemi një ofertë turistike ndjellëse dhe elitare.
Kemi një sektor turistik kryesisht informal, me një numër mikroskopik qendrash të licensuara, me një cilësi shërbimi që lë shumë për të dëshiruar dhe me çmime shumë të larta për vlerën e shërbimeve që realizohen.Mungesa e barazisë në trajtimin fiskal dhe oferta alternative familjare – e toleruar dikur për të zbutur varfërinë- ka zbehur interesin për pasurim të ofertës nga ana e operatorëve që respektojnë ligjin dhe pretendojnë një prani afatgjatë në treg.
Zonat tona turistike vuajnë ende nga një koncept shumë i prapambetur për investimet. Harta e restoranteve dhe hoteleve është shtuar pa kriter ndërsa mungojnë qendrat apo format e tjera të tërheqjes turistike.
Vitin e kaluar Kroacia u favorizua pasivisht nga një rritje e lehtë e çmimeve në Malin e Zi, ku pritshmëria për thithjen e turistëve u forcua falë marketingut ndërkombëtar të qeverisë së atij vendi.
copakabana beachKroacia ndërkaq i ka konsoliduar pozitat e saj në nivel europian si atraksioni kryesor i Adriatikut dhe Mali i Zi pritet edhe sivjet të përfitojë nga afërsia gjeografike me këtë vend si dhe nga diferenca e ndjeshme me të në ofertën turistike. Por Ulqini në këtë rast nuk është aspak e favorizuar.
Megjithë bukurinë natyrore dhe mjedisin e pa shkatërruar,Ulqini është një mjedis, ku dalngadalë – ashtu si në Pinjesh,Plazhin e Madhë dhe në Bunë rrezikohet të lulëzojë pylli i ndërtimeve kaotike dhe filozofia e vetë-shkatërrimit të qytetit të Ulqinit. Sot për sot, oferta turistike në këtë zonë është primitive: rërë dhe fast-food. Ulqini me Port Milenën dhe gjiri i Bunës ku lulëzojë pylli i ndërtimeve kaotike paraqesin një plazh që segmentohet hareshëm nga kanalet e ujrave të zeza të cilat derdhen në det. Edhe pse ndërtimet vazhdojnë, situata është po aq dëshpëruese.
Segmente të tëra atraktive për turizmin si turizmi malor, ai i aventurës, turizmi kulturor, etj, janë sot vetëm tekste fjalimesh politike në parlament apo tryeza donatorësh.
Po ashtu kam bindjen se kriza energjitike e këtij sezoni turistik do të ndikojë sidoqoftë mbi aftësinë përthithëse turistike të Ulqinit po aq sa kriza e furnizimit me ujë vitin e shkuar.
Ministria e Turizmit ka një nevojë imperative të ndërtojë një strukturë ndër-ministrore me disa dikastere, por sidomos me pushtetin vendor të Ulqinit, për të vlerësuar çfarë mund të bëhet për emergjencën turistike të këtij viti.
Sidomos në hapësirën bregdetare duhet të nisë me urgjencë një process i regjistrimit të operatorëve turistikë, i kualifikimit të tyre për shërbimet që ofrojnë përmes standartizimit, ri-licensimit turistik, etj.
Me qëllim riformulimin e ofertës në parametra sadopak konkurencialë, Ministria mund të nismojë një process sezonal të incentivimit fiskal, nëse ekziston vullneti politik dhe mirëkuptimi nga ana e FM.Lehtësimi i ngarkesës fiskale për hotelet për të rritur numrin e netëve turistike, duke e ballancuar këtë me shërbimet e tjera alternative (ushqimi/zbavitja, etj) do të ishin një rrugë e shpejtë e favorizimit të sektorit brenda mundësive që ai ka.Copakabana beach ulcinj(2)
Po ashtu, një ndërhyrje në sistemet e promocionit online do të ishte mëse urgjente për të zgjeruar ofertën rajonale sidomos në bregdetin e Ulqinit, duke promovuar kualitete të besueshme shërbimesh.
Gjykoj se është imperativ shfrytezimi i çdo shansi për të ndërtuar një cikël të ri të shërbimeve të transportit ujor kombëtar në përpjekje për të fuqizuar shitjen e shërbimeve turistike brenda vendit Ballkanik, kur disa qindra milionë dollarë shkojnë sot nga Ballkani drejt tregjeve turistike të huaja.
Mbi të gjitha mendoj se strategjia e zhvillimit të turizmit të Ulqinit duhet të riformulohet sidomos në drejtim të rritjes së shkallës së njohjes së Ulqinit në botë, promovimit të vendit si një i tërë – jo thjesht si bukuri natyrore, dhe përmes fillimit të procesit të ndërtimit të imazhit ndërkombëtare. Këto hapa strategjikë kërkojnë pjesmarrjen e shumë më tepër aktorëve.
Lajme nga Ulqini