Katër medalje të arta për klubin e karates “Champion”

April 25, 2008   | Shtypi / Mediji, Sporti / Sport

KK \"Champion\"Ekipi i katave i datëlindjes z97/z98, i përbërë nga Adonis Markashi, Edmond Mehmedi dhe Genc Murati u kurorezua me medalje të artë. Me medalje të artë në luftra individuale për femra, datëlindja z92, në kategorinë -53kg, u kurorëzua garuesja Selma Gurzakoviq.
Të shtunën në Gostivar të Maqedonisë u mbajt “Kupa e Gostivarit 2008”, në të cilën morën pjesë klube të karatesë nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, në mesin e të cilëve edhe KK “Champion”. “Champion” u prezantua me në këtë garë me shtatë garues, të cilët fituan katër medalje të arta, tri të argjendta, tri të bronzta dhe dy kupa.
Ekipi i katave i datëlindjes z97/z98, i përbërë nga Adonis Markashi, Edmond Mehmedi dhe Genc Murati u kurorëzua me medalje të artë. Me medalje të artë në luftra individuale për femra, datëlindja z92, në kategorinë -53kg u kurorëzua edhe garuesja Selma Gurzakoviq.
Ndërkaq garuesja tjetër Xheneta Vuçiq, po në luftra individuale, datëlindja z92, në kategorinë +53kg, u kurorëzua me medalje të argjendtë.
Medalje të argjendta në luftra individuale fituan edhe Adonis Markashi dhe Edmond Mehmedi, të dy të datëlindjes z97, i pari në kategorinë +35kg, kurse i dyti në kategorinë
-35kg.
Në luftra individuale, datëlindja z91, pesha +65kg, mori pjesë garuesi Gjovan Shkreli, i cili u kurorëzua me medalje të bronztë. Me medalje të bronztë u kurërozua edhe ekipi i femrave, grupmosha z91/z92/z93.
Trajnerët e KK “Champion”, Lekë Markiqi dhe Nail Kurtoviqi, shprehën të kënaqur me rezultatin e arritur dhe falënderojnë sponsorët, Autoservisin “Kodra”dhe sponsorin e përgjithshëm”Prva Banka”, të cilët mundësuan pjesëmarrjen në këtë garë.

(Kohapress)