Postpavarësia, Mali i Zi zbulon turizmin luksoz

April 27, 2008   | Shtypi / Mediji, Turizmi / Turizam

Copakabana Beach_UlcinjULQIN- Dy vjet pas shkëputjes nga Serbia, Mali i Zi vendos të shndërrojë plazhet e tij në qendra të rëndësishme turistike për t’i dhënë një zhvillim të mëtejshëm aktivitetit turistik, si një ndër treguesit kryesorë të zhvillimit të tij ekonomik. Të paktën gjashtë qendra të tilla do të ndërtohen nga investitorët e huaj, kryesisht në pjesën jugore. Ministria e Ekonomisë dhe Zhvillimit, u bëri thirrje investitorëve të huaj për investime në plazhin e madhë”Velika Plaza” pranë qytetit të Ulqinit. “Zhvillimi në “Velika Plaza” dhe i qendrave të tjera turistike në brigjet e Malit të Zi, do të ketë rol kryesor në zhvillimin ekonomik afatgjatë të tij dhe mund të sjellë ndryshime të mëdha në të ardhmen ekonomike të vendit”, – thekson ministri Branimir Gvozdenoviç. Ministri shpreson se ky projekt do të përmirësonte infrastrukturën në Mal të Zi; rrugë, energji, furnizim me ujë të pijshëm, meqë ende nuk janë në nivelin e duhur për t’iu përgjigjur kërkesave të turistëve. Falë turizmit, ekonomia malazeze u rrit afro shtatë për qind vitin e kaluar. “Ekonomia ka njohur një rritje të konsiderueshme pas shkëputjes nga Serbia, rezultatet janë të pabesueshme”, – thotë Vaso Radoviç, përfaqësuesi i Bashkisë së Ulqinit, ku shqiptarët përbëjnë 80 për qind të popullsisë. Megjithëse banorët e Ulqinit mendojnë se ndërtimi i hoteleve luksoze në qytetin e tyre sjellVaso Radovic përfitime, ata dyshojnë se disa investitorë nuk do të respektojnë planet rregulluese. “Qeveria duhet të luajë rolin e ndërmjetësit mes investitorëve dhe administratës lokale, në mënyrë që kjo pjesë e bregdetit të mos dëmtohet nga ndërtimet pa leje”, – tha Radoviç. Vendi fqinj bregdetar, Mali i Zi, është një prej zonave më të preferuara për turizmin veror në rajonin e Ballkanit. Autoritetet kanë vendosur të rrisin investimet për të tërhequr sa më shumë turistë dhe pushues gjatë kësaj vere, dukle rivalizuar kështu vendet fqinje që gjithashtu përpiqen të tërheqin vizitorët gjatë stinës së pushimeve.

(Balkanweb)