Ferhat Dinosha:Maji,data ideale për njohjen e Kosovës nga Mali i Zi

April 28, 2008   | Politika, Rajoni / Region, Shtypi / Mediji

ferhat dinoshaKryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Ferhat Dinosha konsideron se Mali i Zi do të duhej që në muajin maj të njohë pavarësinë e Kosovës, për shkak të simbolikës që ka ky muaj për vetë Malin e Zi.
Ai pret që pushteti malazias do të ndjekë qëndrimin e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Mendoj se maji do të ishte datë e duhur edhe për shkak të faktit se sigurisht këtë vit nuk do të ketë zgjedhje parlamentare në Mal të Zi, andaj nuk do të ishte mirë të ngarkojmë atë që na pret vitin e ardhshëm edhe me çështjen e Kosovës”, ka deklaruar Dinosha në një intervistë për gazetën “Vijesti”.Thaçi_Dinosha
Pos kësaj, sipas tij, Mali i Zi me shpejtësi po definohet si kandidat serioz për integrimet evropiane dhe euro-atlantike, ndërsa një prej kushteve është edhe raporti që ka ky shtet ndaj pavarësisë së Kosovës.
Ai po ashtu ka vlerësuar se në një fazë interesi më i madh mund të jete që Mali i Zi të njohë Kosovën sesa Kosova të njihet nga Mali i Zi.
/Telegrafi/