Mali i Zi dhe Shqipëria, edhe një hap më pranë

April 28, 2008   | Politika, Rajoni / Region, Shtypi / Mediji

Berisha-gjukanovic-sukubin _muriqan Berisha-Gjukanoviq VideoVersion multimedial i ketij lajmiNdërtimi i godinës së përbashkët realizohet me ndihmën e një donacioni prej 1.1 milion eurosh të akorduara nga Bashkimi Europian në kuadër të programit CARDS dhe është pika e parë e përbashkët e këtij lloji në Ballkanin Perëndimor.
Me vendosjen e dy tullave me flamujt e shteteve të tyre, kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq dhe kryeministri shqiptar, Sali Berisha, përuruan të hënën fillimin e punimeve për ndërtimin e pikës së përbashkët kufitare Sukubinë – Muriqan.
Ndërtimi i godinës së përbashkët realizohet me ndihmën e një donacioni prej 1.1 milion eurosh të akorduara nga Bashkimi Europian në kuadër të programit CARDS dhe është pika e parë e përbashkët e këtij lloji në Ballkanin Perëndimor.
Kryeministri Gjukanoviq në fjalën e tij ka thënë se në shkurt të vitit të ardhshëm, kur parashikohet përfundimi i objektit, “në këtë vend do të jetë pika kufitare më moderne dhe më efikase në Ballkanin Perëndimor”.
Ai ka falënderuar Komisionin Europian për ndihmën e ofruar në realizimin e këtij projekti që do të realizohet me pjesëmarrjen e qeverive të Malit të Zi dhe Shqipërisë.
“Kjo nuk është e rastësishme, por një mirënjohje e madhe për botëkuptimin tonë të përbashkët të vlerave civilizuese europiane dhe perspektivën e përbashkët europiane dhe euroatlantike”, ka thënë Gjukanoviq.
Ai ka theksuar se menaxhimi i kufirit është pjesë e sistemit të përgjithshëm të sigurisë së Malit të Zi dhe njëra ndër detyrat strategjike dhe të përhershme të qeverisë.berisha-gjukanovic_Muriqan - Sukobinë,
“Nuk duhet të harrojmë se kufijtë, përveç që duhet të jenë të sigurt, duhet të jenë edhe të hapur për qarkullimin e lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitalit”, ka thënë kryeministri i Malit të Zi.
Sipas Gjukanoviqit, pika e përbashkët kufitare ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë do të thjeshtojë procedurën e kontrollit kufitar ndërmjet dy vendeve, do të lehtësojë jetën e qytetarëve, do të forcojë besimin reciprok, por edhe do tzi kontribuojë luftës kundër krimit ndërkufitar dhe parandalimit të migrimit ilegal.
Ai ka deklaruar se puna në të njëjtën godinë do të avancojë edhe më tepër bashkëpunimin dhe miqësinë, jo vetëm të të punësuarve në shërbimet e ndryshme të të dy vendeve, por edhe ndërmjet popujve dhe shteteve.
“Arritja e standardeve europiane në menaxhimin e kufijve do të përshpejtojë ndër të tjera liberalizimin e regjimit të vizave me BE-në”, ka thënë kryeministri malazez.
Gjukanoviq ka shtuar se Mali i Zi gëzohet ndaj çdo suksesi të fqinjëve të tij.
“Fqinjësia e mirë është rekomandim për qëllimet tona përfundimtare strategjike, por ne nuk e bëjmë këtë që tzi pëlqejmë kujtdoqoftë në Europë dhe botë”, ka thënë ai.
Nga ana tjetër, kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, në fjalën e tij përshëndetëse u shpreh se inaugurimi i pikës së përbashkët kufitare përbën një simbol vërtet të madh, jo vetëm për Shqipërinë dhe Malin e Zi, por për të gjithë rajonin.
“Sot, ne inaugurojmë themelet e një ndërtese e cila mishëron në mënyrë të shkëlqyer vullnetin e përbashkët të qeverive të dy vendeve tona për të bashkëpunuar në një mirëbesim të plotë. Dëshmon vullnetin tonë për të ngritur dhe ndërtuar një miqësi dhe bashkëpunim të shkëlqyer midis dy vendeve. Gjithashtu, dëshmon vullnetin e një vizioni të përbashkët për të ardhmen tonë evropiane”, u shpreh ai.
Kryeministri shqiptar ka thënë se Shqipëria i konsideron shumë të rëndësishme marrëdhëniet me fqinjin e tij verior, Malin e Zi.
“Qeveria është e vendosur të bëjë çdo përpjekje që këto marrëdhënie të shkëlqyera të njohin një bashkëpunim të pandërprerë, në interesin më të mirë dhe në traditën më të shkëlqyer të dy vendeve tona. Shfrytëzoj rastin që të shpreh admirimin tim për progresin e madh që ka bërë Mali i Zi, progres nga i cili përfitojnë jo vetëm qytetarët e këtij vendi, por përfitojnë dhe qytetarët e fqinjëve të tij”, ka thënë Berisha.
Sipas tij, ndërtimi i kësaj pike kalimi do të krijojë lehtësi edhe për zhvillimin e turizmit të dy vendeve.
Berisha-gjukanovic-sukubin _muriqan“Kjo pikë do të krijojë lehtësitë më maksimale, në mënyrë që turistët të kalojnë nga brigjet e Malit të Zi në brigjet e Shqipërisë dhe anasjelltas”, u shpreh Berisha.
Kryeministri Berisha shprehu falënderime dhe mirënjohje të veçantë për Komisionin Evropian, që akordoi fondin për ndërtimin e kësaj pike të përbashkët të kontrollit doganor dhe policor.
“Edhe një herë, ju falënderoj, Ambasador Lohan, për këtë dhuratë shumë të çmuar që i bëni të dy kombeve dhe jam i sigurt që ky standard, që është një standard i arrirë evropian, do të njohë përhapje në pika të tjera kufitare të Ballkanit Perëndimor”, u shpreh kryeministri shqiptar duke iu drejtuar Ambasadorit të Komisionit Europian në Tiranë, Helmuth Lohan.
Në ceremoni kanë folur edhe shefat e Delegacionit të Komisionit Europian në Podgoricë dhe Tiranë, ambasadorët Leopold Maurer dhe Helmuth Lohan, ndërsa të pranishëm kanë qenë edhe ministra të qeverive të të dy vendeve, përfaqësues të trupit diplomatik, përfaqësues të pushteteve vendore të Shkodrës dhe Ulqinit, etj.
Pika kufitare Sukubinë – Muriqan është hapur në maj të vitit 2002.

I. Kallaba
KOHA JAVORE