Prezentimi i vlerave turistike kërkon qasje profesionale

April 28, 2008   | Anketë / Anketa

Nail_DragaKULTURA DHE TURIZMI
Në ato mjedise ku turizmi është veprimtari parësore ekonomike subjektet përkatëse qoftë nga pushteti vendor apo ato private kujdes të veçantë i kushtojnë propagandës turistike duke botuar materiale të ndryshme turistike qofshin të shkruara apo elektronike. Prezentimi i tyre bëhet enkas në takimet e ndryshme ku vend kryesor kanë panairet me ç`rast bëhet prezentimi i ofertës turistike te mjedisit përkatës, duke ofruar vlerat ambientale dhe antropogjene klienteles turistike qe është praktikë e çdo qyteti apo mjedisi turistik.

1. Vlerat kulturore dhe klientela turistike

Është e njohur se turizmi si veprimtari shoqërore është shumë komplekse dhe kjo çështje është trajtuar nga shumë aspekte nga studiues profileve të ndryshme. Në këtë aspekt vazhdimisht janë trajtuar ndërlidhjet e turizmit me kulturën, duke theksuar se vlerat kulturore janë një destinacion i veçantë për klientelën turistike.
Dihet se disa mjedise të ndryshme kanë rritur imixhin e tyre turistik në saje të monumentëve kulturore-historike. Nuk ka dilemë se në qytetet e ndryshme ne këtë aspekt përparësi kanë qytetet e vjetra, që paraqesin atraksion të veçantë kulturor dhe turistik.kalaja e ulqini2
Një dukuri e tillë është e pranishme kudo në botën bashkëkohore, sepse klientelës turistike përveç plazheve, ujit të detit, natyrës i intereson te defrehet duke shijuar edhe motivet antropogjene turistike te mjedisit përkatës. Në këtë aspekt nuk bën përjashtim as qyteti i Ulqinit. Por, pyetja është se sa i afrohen klientelës turistike ne mënyrë cilësore vlerat ekzistuese kulturore të këtij mjedisi, dhe sa është i angazhuar ne këtë drejtim pushteti vendor dhe subjektët tjera te cilat merren me turizëm.

2. Udhërrefyesi i ri turistik nevojë e kohës

kalaja_e_ulqinit_002Si më parë edhe tash Kalaja vizitohet nga turistë te shumtë, qofshin vendas apo te huaj, kryesisht gjatë muajve te verës.Duke marrë paraysh se çdo kush qe viziton një mjedis te caktuar aq me tepër ate qe ka një te kaluar te bujshme historike dhe kulturore, dëshiron te ketë informacione te dorës së parë nga ekspertë të fushave të ndryshme. Në lidhje me këtë çështje në mjedise të ndryshme angazhohen studiues të fushave të ndryshme dhe realizohen botime të veçanta.
Në ketë aspekt në Komunën e Ulqinit më parë kur funksiononte Qendra Turistike e cila ishte ne kuadër të pushtetit vendor në vitin 1989 është botuar udhërrefyesi turistik i botuar ne disa gjuhë duke përfshi edhe gjuhën shqipe. Botimi dallohej me një përgatitje teknike dhe dizajn te përkryer i cili për kohën qe është botuar ishte botimi me ekskluziv i kohës. Edhe pse këti botimi mund t’i bëhen vërejtje sidomos anës tekstuale duke marrë parasysh kohën kur është botuar ai ishte një botim me vlerë te pakontestueshme.
Duke marrë parasysh se nga ajo kohë kanë kaluar afër 20 vite dhe se ai botim është vjetruar, ndërsa tirazhi është shitur në tërësi, është i nevojshëm një botim tjetër i plotësuar sipas standardëve bashkëkohore. Pasi ne qytetet e ndryshme botimet e tilla botohën ne një tirazh të lartë, apo ribotohën pothuaj çdo tre-katër vite, është e nevojshme qe Ulqini sa më parë te ketë një botim te tillë.

3. OTK – në favor të avancimit të imazhit turistik

Në këtë aspekt pasi ekziston një potencial kadrovik duhet të ekzistojë një koordinim i veprimtarive duke themeluar fillimisht Këshillin botues që do të jetë bartës i këti. projekti me vlerë shumëdimensionale. Botimi kuptohet duhet te botohet përveç se ne gjuhën shqipe e malazeze edhe ne disa gjuhë te tjera si angleze, gjermane, italiane e franceze.
Bartës i këtij projekti duhet të jetë Organizata Turistike Komunale, ndërsa sigurimi i mjeteve mund të bëhet përmes buxhetit komunal, donatorëve te ndryshëm ne vend dhe botën e jashtme. Pasi OTK e Ulqinit përfundimisht është themeluar muaj më parë , mendoj se me rastin e fillimit të punës së saj, një nder veprimtaritë e para duhet të jetë patjetër botimi i udhërrefyesit të ri turistik. Me një veprim të tillë Ulqini do të dëshmonte se nderon vlerat e përgjithshme turistike nga njëra anë si dhe klientelën turistike nga ana tjetër e cila këtu qëndron gjatë muajve të verës, në numër të konsiderueshëm.
I mbetet pra OTK-së e po ashtu edhe ekzekutivit të pushtetit vendor të Ulqinit te angazhohet seriozisht ne këtë drejtim, ne mënyrë qe ne vitin e ardhshëm ky botim te jetë ne qarkullim, si ne çdo qytet tjetër ku si veprimtari parësore kanë turizmin, sepse vetëm ne këtë mënyrë avansohet imazhi turistik i çdo mjedisi.
Nail Draga
KOHA JAVORE