Radha e Plazhit të Madh të Ulqinit

April 28, 2008   | Shtypi / Mediji, Turizmi / Turizam

velika plaza1Plazhit të Madh të Ulqinit do t’i ndryshojë shumë shpejt pamja.Qeveria malazeze ka ftuar për të investuar në këtë pjesë investitorët e fuqishëm botërorë.Pas investimeve të mëdha në pjesët e tjera të bregdetit, qeveria malazeze i ka hedhur sytë nga Ulqini. Ajo është në kërkim të investitorëve që
do ta shndërronin Plazhin e Madh në pushimore të klasit botëror. “Zhvillimi i Plazhit të Madh dhe lokacioneve të tjera në bregdetin e Malit të Zi… mund të ndryshojnë komplet të ardhmen ekonomike për vendin tonë”, ka konstatuar Ministria e Turizmit e Malit të Zi, për agjencinë franceze të lajmeve, AFP. “Investimet në këtë sektor mund të jenë butoni i bumit ekonomik që ne po presim”, ka vlerësuar kjo ministri në përgjigjet dërguar AFP-së. Mali i Zi, që nga
ndarja prej Serbisë, përmes referendumit historik para dy vjetësh, ka qenë ekonomia më dinamike e Ballkanit, me një rritje të brutoproduktit vendor prej më tepër se 7 për qind vetëm gjatë vitit të fundit.Dhe kjo rritje është mundësuar pikërisht nga turizmi, duke tërhequr më tepër se 1 miliard euro investime
të jashtme direkte vetëm gjatë vitit 2007. Kjo ka bërë që papunësia të bjerë në 11.6 për qind nga 14.6 për qind, sa ishte një vit më herët. Kjo ka tejkaluar
edhe parashikimet qeveritare.Malin e Zi e vizituan 1.13 milion turistë gjatë vitit të kaluar, 19 për qind më tepër se një vit më herët. Sipas Ministrisë së Turizmit të këtij vendi, trageti pas pavarësisë ishte në 900 mijë turistë.Interesi i kompanive të huaja në projektet si Plazh i Madh, të cilin Ministria e vlerëson në disa miliardë euro,nuk po zbehet pavarësisht tensionet rreth fqinjit të saj, Kosovës.”Ekonomia në mënyrëVaso Radovic drastike është ngritur pas pavarësisë,efektet kanë qenë të pabesueshme”, ka thënë për AFP Vaso Radoviç, sekretar i Ulqinit për Ekonomi dhe zhvillim.Plazhi i Madh, sipas tij, ka qenë një potencial enorm për Ulqinin, që krahasuar me pjesët e tjera të bregdetit është një rajon i shkretuar,ku shqiptarët etnikë përbëjnë 80 për qind të 22 mijë banorëve. Por, projektit të Plazhit të Madh i kanë dalë edhe probleme, për shkak se ndërtimet e mëdha mund të kenë impakt në ambient. Në një ftesë, Mali i Zi ka kërkuar investitorë me eksperiencë ndërkombëtare dhe me resurse të mëdha financiare…për t’u siguruar se zhvillimi i kësaj pjese të veçantë do të bëhet në mënyrë të qëndrueshme ekonomike dhe ambientale. Por, organizatat joqeveritare frikësohen se ndërtimet do të dalin jashtë kontrollit si në Budvë,qyteti bregdetar malazez, i njohur për kafe baret e zhurmshme, të ngjitura me njëra-tjetrën.Plazhi i Madh është shtëpi e shumë specieve të rralla të botës së egër dhe bimëve. Por,ato rrezikohet të zhduken për shkak të punëve ilegale. (AFP)

Gazeta Expressë