Të shtunën në Ulqin u mbajt kuvendi i elektorëve për zgjedhjen e anëtarëve të këshillit nacional të shqiptarëve

April 28, 2008   | Politika, Shtypi / Mediji

 Atdheu na Bashkon U zgjodhën 15 anëtarë
Ulqin – Kuvendi i elektorëve zgjodhi të shtunën 15 anëtarët që do t`i përfaqësojnë në të ardhmen shqiptarët në Këshillin e tyre nacional.
Anëtarë të Këshillit Nacional të Shqiptarëve u zgjodhën Agron Mehmedi, Ali Gjeçbritaj, Daut Ceka, Fadil Kovaçi, Gani Kukaj, Hajrudin Kovaçi, Husein Daciq, Ismail Doda, Mehmet Tafica, Musa Gjokaj, Naser Perasheviq, Palo Dreshaj, Tahir Gjonbalaj, Tahir Tahiri dhe Taip Kurti.
Në Kuvend morën pjesë 48 elektorë nga 49 sa ishin ftuar.
Përveç 15 anëtarëve të zgjedhur në Kuvend, anëtarë të Këshilli Nacional të Shqiptarëve në bazë të funksionit do të jenë edhe Fuad Nimani, ministër për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Gëzim Hajdinaga, kryetar i Komunës së Ulqinit, Smail Maliq Çunmulaj, kryetar i Komunës Urbane të Tuzit, Mehmet Bardhi, kryetar dhe deputet i LD në MZ, Ferhat Dinosha, kryetar dhe deputet i UDSH-së, Amir Hollaj, kryetar i PPD-së, Nazif Cungu, kryetar i Forcës së Re Demokratike – Forca, Ali Doda, kryetar i BDSH-së, deputetët e PDS-së Omer Axhoviq dhe Luigj Shkreli, deputeti i Alternativës Shqiptare, Vasel Sinishtaj.
Anëtarë të Këshillit Nacional Shqiptar do të jenë edhe kryetarët e klubeve të këshilltarëve në Kuvendin e Komunës së Ulqinit, Hatixha Gjonoviq (UDSH), Kadri Sinani (LD në MZ), Kapllan Muçaj (PPD) dhe Genci Nimanbegu (Forca), në Kuvendin e Komunës së Plavës, Ramo Sinanaj (UDSH) dhe Miftar Balidemaj (LD në MZ), dhe në Kuvendin e Komunës Urbane të Tuzit, Fadil Kajoshaj (UDSH), Lindon Gjelaj (ASH) dhe Marash Dedvukaj (LD në MZ).
Në bazë të Ligjit për të drejtat dhe liritë e pakicave, këshillat nacionale do të kenë rol shumë të rëndësishëm në jetën e ardhshme politike në fushën e përmirësimit të pozitës së pakicave në shoqërinë e Malit të Zi.
Ismet Kallaba
KOHA JAVORE