Edhe një herë për Andrej Nikolaidisin

April 29, 2008   | Kulturë / Kultura, Shoqëria / Društvo

Andrej NikolaidisPushtimi i lirisë
Kush është ai që mund ta konsiderojë veten si autoritet hyjnor dhe t`ia ndalojë tjetrit lirinë, jo vetëm e të menduarit, por, edhe të shprehjes së atij mendimi. Sepse, kur e shikon racionalisht, liria e mendimit nuk është aq e rëndësishme, sa është e rëndësishme liria e shprehjes. Mund të mendosh gjithçka në kokën e vet, por, askush nuk e di se çka të zihet në kokë derisa të mos e shprehësh.
Më duhet të them se gjithmonë e kam pasur të tmerrshme, estetiken e shëmtuar të Kusturicës. Më mirë të them është fjala për një estetikë raciste, e cila e përqesh tërë një etnos për të fituar para të majme në botën që impresionohet nga gjërat ekzotike. Perëndimit i është dukur ekzotike estetika e Kusturicës dhe ai e ka eksploatuar deri në fund atë burim të profitit.
Këto ditë, lidhur me aktgjykimin e Gjykatës së qarkut të Podgoricës, me të cilin Andrej Nikolaidis dhe revista “Monitor” dënohen me 12ooo Euro, kam ndëgjuar edhe diçka që më ka tronditur edhe më shumë se vet dënimi. Ishte ky fakti se aktgjykimi e ka trajtuar edhe anën estetike të problemit të akuzës duke e dënuar Nikolaidisin mes tjerash, edhe për “zhvlerësimin artistik të veprës së Emir Kusturicës”.
Vërtet, aq absurde, sa që është tragjike. Kush është ai që mund ta konsiderojë veten si autoritet hyjnor dhe t`ia ndalojë tjetrit lirinë, jo vetëm e të menduarit, por, edhe të shprehjes së atij mendimi. Sepse, kur e shikon racionalisht, liria e mendimit nuk është aq e rëndësishme, sa është e rëndësishme liria e shprehjes. Mund të mendosh gjithçka në koken e vet, por, askush nuk e di se çka të zihet në kokë derisa të mos e shprehësh.
Më duhet të them se gjithmonë e kam pasur të tmerrshme, estetiken e shëmtuar të Kusturicës. Më mirë të them është fjala për një estetikë raciste, e cila e përqesh tërë një etnos për të fituar para të majme në botën që impresionohet nga gjërat ekzotike. Perëndimit i është dukt ekzotike estetika e Kusturicës dhe ai e ka eksploatuar deri në fund atë burim të profitit.
Çështja e lirisë është komplekse dhe rruga deri në liri është ndonjëherë mjaft e çuditshme. Do ta tregoj një rast që më ka ndodhur para disa vitesh. E kam pas shkruar një prezentim të filmit Aleksandër të regjisorit Oliver Stone. Kam qenë (jam edhe tani) e impresionuar thellë nga ideali i lartë me të cilin përshkohet filmi dhe me estetikën e tij ultramoderne. Pak pasi u botua ky prezantim imi, i tëri i përshkuar me superlativa ekzaltues, më tha një (ish) mik: “Si ke mundur të shkruash asi prezentimi kur filmi yt është shpallur filmi më i keq i vitit dhe e ka marrë Manaferrën e artë”. Vërtet, e kam ndier veten aq keq dhe mendova “Çfarë budalle jam që jam mahnitur me një film për të cilin përjetova të më kritikojë dhe të çojë zhurmë edhe një intelektual, qoftë ai edhe provincial”. E ndieja veten aq të vogël për shkak se mendimi im për filmin nuk përkonte me shijen e shikuesve mesatarë amerikanë të cilët i preferojnë filmat siç janë, p.sh. “Planeti i majmunëve” ose “King Kong”, etj. e të cilët e dënuan “Aleksandrin” me dështim në arkat e kinemave amerikane.Monitor
Mirëpo, këto ditë më ndodhi diçka e kundërt. Isha në një lokal me një mik tim të dashur, intelektual i nivelit botëror. Dhe, ai duke bërë disa krahasime, nuk më kujtohet më për çka ishte fjala, më pyeti se a e kam lexuar vepren “NN”të Kadaresë (nuk më kujtohet më as për çfarë vepre më pyeti, aq pak që i dhashë rëndësi çfarëdo arsyetimi). Më kujtohet shumë mirë momenti, vendi ku hapëroja në atë moment madje edhe ngjyra e fundit tim dhe e këpucave. Sepse ai ishte moment vendimtar kur i thashë gjakftohtë dhe natyrshëm: “Jo nuk e kam lexuar”. Fytyrën e tij e përshkoi një grimasë e tmerrit që donte të thoshte: “A ka shqiptar në këtë tokë që guxon të thotë diçka të tillë?”. Unë nuk u lodha fortë të arsyetohem, pse e si. Thjesht, mendova se kam aq integritet intelektual që të kam lirinë e zgjedhjes dhe se nuk i kam borxh askujt arsyetim. Ishte ky kompensim i vogël moral për dobësinë time që e tregova disa vite më heret, duke u lënduar nga kritika e dikujt që as që e kishte parë “Aleksandrin” , por, që, mendonte se është mirë të jesh aty ku janë shumica, edhe pse nuk e di se për çka është fjala.
Kështu, pra, edhe njëherë e them me krenari, se filmat e Emir Kusturicës kanë estetikë raciste dhe të shëmtuar dhe nuk di çka është këtu kontestuese.
Xhoana M. Perkaj
xhoanaperkaj@yahoo.com
KOHA JAVORE