Si përfaqësohemi me këshillin nacional Shqiptar

April 29, 2008   | Politika, Shtypi / Mediji

MUHAMET NIKA (2)Abuzim me ligjin
Abuzimi me ligj nga Ministria, me siguri për të ruajtur qetësinë në shtëpi, “lejoi” që në Kuvendin e lektorëve të zgjidhej nga kuota që parasheh ligji për personalitete të shquara të artit, kulturës, arsimit, nënkryetari i LD-së, kryetarët e degëve, kryetarët e forumeve rinore të degëve, koordinatorët e partisë, këshilltarët e kështu me radhë, e kur kësaj strukture tzi bashkohet kryetari i Partisë, shefat e klubeve dhe deputeti rezulton që për drejtorë të institucioneve publike dhe institucioneve të tjera të sferës së identitetit nacional të vendosë kuorumi i LD-së!
Çështja e abuzimit me ligje, korrupsionit dhe “prostitucionit” me të që bën zbatuesi i ligjit në shoqëri është problem i vjetër sa vetë shoqëria njerëzore, që nga zanafilla e saj e deri në ditët tona. Pa pasur bindjen se edhe ne të sodit kemi pikur nga qielli për të zbatuar ligjet tokësore e hyjnore mbi bazën e konventave të ndryshme na duhet të konstatojmë që zgjedhja për Këshillin Nacional e mbajtur të shtunën në Ulqin paraqet rastin më të kapshëm të abuzimit të ligjit dhe partiakizimin e ligjit për pakica ndërmjet “partisë më të vjetër” LD-së dhe “partisë më të madhe” UDSH-së.
Në filmin “Era e mollës” Emin Halili në monologun e “Muranit”, personazhit kryesor, vë një thënie e cila është: fillimi dhe mbarimi edhe pse nuk janë njësoj i përngjajnë shumë njëri tjetrit. Shikuar nga kjo pikënisje edhe zgjedhja e Këshillit Nacional si duket është fundi i një hasmërie të vjeter dhe kompromis i saj që nis ndërmjet këtyre dy partive të cilat ishin “të gjykuara” për tzia mohuar aktivitetin njëra tjetrës. Kujtojmë që LD, edhe pse i ishte ofruar posti i Ministrisë për popujt pakicë diku në vitin z97, refuzoi ta pranojë këtë dhe për tërë kohën akuzonte UDSH-në për pranimin e pjesëmarrjes në këtë qeveri si dhe “produktet”e kësaj Ministrie, duke thënë se Këshilli Nacional është në shërbim të Qeverisë. Mirëpo kyçja në kuorum të Këshillit me krejt kuorumin e Lidhjes dëshmon që hasmëritë ndërmjet dy partive u shuan dhe megjithatë u gjet mënyra e ndarjes së sferës së interesit. Pajtimi edhe mund të mos ketë në vete diçka të keqe, mirëpo krijohet përshtypja se shqiptarët dhe sidomos struktura intelektuale dhe kulturore e tyre ka mbetur e zënë peng e kësaj hasmërie dhe së fundi kompromisit, ngase kuota e rezervuar me ligje për kyçjen e intelektualëve në jetën institucionale kulturore arsimore e kështu me radhë u pushtua nga aktivi partiak i LD-së. Edhe pse ligji me çelës u siguron pjesëmarrje politike në përbërje të Këshillit. Çdo e keqe thonë se e ka nga një të mirë, mirëpo “kësaj të mire” për momentin nuk po i duket filli, andaj për rastin e përmendur publikisht na duhet të konstatojmë sa vijon:KUVENDI I ULQINIT
Të gjitha konventat e Këshillit të Evropës që merren me mbrojtjen e të drejtave nacionale të pakicave parashikojnë obligimin shtetëror që të formojë parakushtet e nevojshme për kyçjen efikase e transparente të pjesëtarëve të popujve pakicë në jetën kulturore dhe publike, që u janë rezervuar atyre.
Por sa respektohen rekomandimet e tilla që lidhen me strukturën dhe procedurën e marrjeve të vendimeve të kësaj lëmie me rëndësi lokale dhe regjionale të bashkësisë nacionale këtu në Mal të Zi nga vetë bartësit e aktiviteteve të tilla e zbulon rasti i zgjedhjes së Këshillit të përmendur nga vetë Ministria e Popujve Pakice i cili më parë paragjykohej nga ata që sot në të përfaqësohen me 2/3 e Këshillit. Se diçka nuk ishte në rregull që në themel të nisjes së formimit të Këshillit e zbulon zhagitja e formimit të tij, ai madje u formua edhe pas Këshillit Nacional të Romëve e që tregonte se këshilli do të lindet i hendikepuar. Abuzimi me ligj nga Ministria, me siguri për të ruajtur qetësinë në shtëpi, “lejoi” që në Kuvendin e lektorëve të zgjidhej nga kuota që parasheh ligji për personalitete të shquara të artit, kulturës, arsimit, nënkryetari i LD-së, kryetarët e degëve, kryetarët e forumeve rinore të degëve, koordinatorët e partisë, këshilltarët e kështu me radhë, e kur kësaj strukture tzi bashkohet kryetari i Partisë, shefat e klubeve dhe deputeti rezulton që për drejtorë të institucioneve publike dhe institucioneve të tjera të sferës së identitetit nacional të vendosë kuorumi i LD-së! Duket se me këtë gjë LD pati sukses që tzi kompensojë humbjet e thella të saj në elektoratin shqiptar.
Duket e pabesueshme, por psh. në emër të Këshillit Nacional mund të fitojë pëlqimin për zgjedhje drejtori i një shkolle, i cili në konkurrencën e deritashme nga numri i votave qe e zgjedhin atë të ketë fituar vetëm 2 vota.
Ligji për popujt pakicë përcakton që pakicat kanë të drejtë në përfaqësim proporcional në sektorin publik dhe organet shtetërore e vendore, mirëpo rasti i përmendur tregon që partiakizimi i ligjit ndërmjet dy partive është shpeshherë problem nga i cili komuniteti shqiptar nuk mund të çlirohet duke krijuar mundësinë që në emër të demokratizimit të shoqërisë dhe në emër të qytetarit, skenës së vendimmarrjes tzi ngjiten edhe ata që szjanë emra të përveçëm në lëmin e kulturës dhe arsimit shqip në Mal të Zi.
Duke u nisur nga dispozitat e të drejtës ndërkombëtare dhe të drejtës së vendimmarrjes ligjore të pakicave si dhe rëndësisë së barazisë në përfaqësim e në mënyrë që kjo të mos bastardhohet deri në fund si diçka krejt në rregull me ligj, mendojmë që problemi nuk bën të anashkalohet duke mos iu drejtuar gjyqit kushtetues pa çka edhe atij Evropian. Megjithëse çështja paraqitet shumë e koklavitur për vetë rastin e legjitimitetit të Kuvendit zgjedhor të Këshillit që u përligj nga pjesëmarrja në të e disa intelektualëve të hutuar të cilët dihej se nuk do të zgjidheshin ngase Kuvendi ishte i instrumentalizuar sipas skemave të kuvendeve partiake alla LD, që vërtet bëhen rrallë, por bëhen përmallë. Këta intelektualë të hutuar si pjesëmarrës vetëm se kanë pasur rastin të “mallëngjehen” nga “nostalgjitë” e kuvendeve të dikurshme të partisë së vetme nacionale. Për tzi vënë vulën mund të rrimë krejt të qetë, sepse pjesëmarrja në këtë këshill siguron ruajtjen e identitetit edhe për mandatin që vjen.
Muhamet Nika
KOHA JAVORE