Mali i Zi njeh vetëm pasaportën e Kosovës
April 30, 2008 by Ulqini
Filed under Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji
Qeveria e Malit të Zi është duke marrë të gjitha masat që të mos humbë turistët potencialë kosovarë shkaku i çështjeve politike. Ndonëse ende nuk e ka njohur Kosovën pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt, Qeveria e Malit të Zi po planifikon të njohë pasaportat e reja të kosovarëve.Ministri i punëve të brendshme të Malit të Zi, Jusuf Kalamperovic, ka thënë të hënën se Mali i Zi do t’i pranojë pasaportat e Kosovës. Ai shtuar se ky vendim do të merret nëse kështu vepron edhe UNMIK-u. “Nëse UNMIK vërteton dhe pranon pasaportat e Kosovës, do t’i njohim edhe ne. Ato dokumente mund t’i shfrytëzojnë me rastin e hyrjes në Malin e Zi. Dokumentet që do të pranohen nga ai institucion në Kosovë, do të jenë edhe për ne valide”, ka thënë Kalamperovic.Gazeta Express


Comments
Tell us what you're thinking...
and oh, if you want a pic to show with your comment, go get a gravatar!