Partitë joshqiptare kundër Ferhat Dinoshës

May 5, 2008   | Politika, Shtypi / Mediji

ferhat dinoshaDeklarata e kryetarit të UDSH-së, Ferhat Dinosha se Mali i Zi duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës në maj shkakton reagime të ndryshme.
Podgoricë – Partitë politike në Mal të Zi janë të ndara sa i përket çështjes së njohjes së pavarësisë së Kosovës. Kjo vërehet qartë nga reagimi ndaj deklaratës së kryetarit të UDSH-së, Ferhat Dinosha se Mali i Zi duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës në muajin maj.
“Mali i Zi duhet ta njohë në maj pavarësinë e Kosovës për shkak të simbolikës që ka ky muaj për shtetin malazez”, ka deklaruar Dinosha në një intervistë për gazetën “Vijesti”.
Sipas tij, Mali i Zi po definohet shpejt si kandidat serioz për integrime europiane dhe euro-atlantike, ndërsa njëri prej kushteve që të arrihet atje shpejt është edhe çështja e raportit ndaj pavarësisë së Kosovës.
Por deklarata e Dinoshës ka hasur në kundërshtim nga PDS-ja, aleate e UDSH-së në qeveri.
“Njohja e pavarësisë së Kosovës në këtë moment nuk është prioritet”, ka thënë Miodrag Vukoviq, funksionar dhe deputet i PDS-së në Parlament.MIODRAG VUKOVIC-MIODRAG VUKOVIQ
Ai ka thënë se Mali i Zi nuk duhet të shpejtojë me këtë çështje dhe duhet tzi kushtojë kujdes ruajtjes së interesave të tij, sidomos ambicieve të tij europiane dhe euro-atlantike.
Deklarata e kryetarit të UDSH-së ka hasur në kundërshtimin edhe të Partisë Liberale. Kryetari i kësaj partie, Miodrag Zhivkoviq, ka thënë se “Mali i Zi duhet të presë akoma me njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe këtë duhet ta bëjë ndër të fundit”.
Ai ka thënë se nuk pajtohet fare me deklaratën e Dinoshës dhe se Mali i Zi duhet të jetë shumë i vëmendshëm sa i përket kësaj çështjeje.
“Definitivisht nuk duhet të shpejtojmë me njohjen, sepse marrëdhëniet e Serbisë dhe Malit të Zi janë shumë SRBSKA LISTAkomplekse dhe specifike. Duke marrë parasysh këtë situatë, Mali i Zi duhet të jetë maksimalisht i vëmendshëm dhe të presë, duke pasur parasysh që me këtë njohje të prishë sa më pak marrëdhëniet me Serbinë”, ka theksuar Zhivkoviq.
Ndërsa Lista Serbe e ka vlerësuar deklaratën e kryetarit të UDSH-së si qëndrim të regjimit dhe si provokim të popullit serb në Mal të Zi.
“Serbët e Malit të Zi dhe Lista Serbe nuk do ta njohin kurrë një “krijesë të tillë”. Jemi thellësisht të bindur se njohja eventuale e të ashtuquajturit shtet të Kosovës, nga Podgorica zyrtare, nuk do tzi sjellë asgjë të mirë Malit të Zi”, ka deklaruar funksionari i Listës Serbe, Jovan Vuçuroviq.
i.k.
KOHA JAVORE