Shkreli: Mospjesëmarrja për arsye objektive

May 7, 2008   | Politika, Shtypi / Mediji

Deputeti i PDS-së Luigj Shkreli thotë se arsyeja e mospjesëmarrjes së tij në mbledhjen konstitutive të Këshillit Nacional Shqiptar, të mbajtur të shtunën në Ulqin, ka qenë objektive për shkak se nuk ka qenë atë ditë në Ulqin për arsye të obligimeve të marra që më parë. Megjithatë ai e çmon të panevojshëm konstituimin me aq urgjencë të Këshillit Nacional Shqiptar pasi që, sipas tij, ka qenë e nevojshme të bëhen konsultime paraprake. Ndërkaq, ai paralajmëron se në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Nacional, ku pritet të zgjedhet kryetari, do të marrë pjesë nëse do të jetë në Ulqin. “Nuk kam asnjë arsye që të mos marr pjesë mbledhjen e Këshillit Nacional Shqiptar sepse vetë përfaqësimi në të është për mua privilegj”, thotë Shkreli.

I.K
KOHA JAVORE