Presidenti Sejdiu priti kryetarin e Komunës së Ulqinit, z.Gëzim Hajdinagën

May 8, 2008   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Gëzim Hajdinaga_Presidenti i Repuiblikës së Kosovës, dr. Fatmir SejdiuPrishtinë, 8 maj 2008- Presidenti i Repuiblikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu takoi sot kryetarin e Komunës së Ulqinit, z. Gëzim Hajdinaga, me të cilin bisedoi për rrjedhat e procesit pas pavarësimit të Kosovës në të gjitha sferat e zhvillimit të saj.
Duke iu referuar pavarësisë së Kosovës si çelës themelor për hapjen e perspektivës së mëtejme, Presidenti Sejdiu theksoi përkushtimin e institucioneve të vendit për vazhdimin e një qasjeje edhe më të avancuar për jetësimin e vlerave dhe parimeve që janë përfshirë në Kushtetutën e Kosovës.
Sipas tij, në fokus të veçantë do të vazhdojë të jetë qasja integruese ndaj komuniteteve pakicë për të dëshmuar Kosovën si shtet të barabartë për gjithë qytetarët e saj.
Kryetari i Komunës së Ulqinit z. Gëzim Hajdinaga, në emër të Komunës dhe qytetarëve të Ulqinit i uroi Presidentit të Kosovës pavarësimin e vendit.
Lajme nga Ulqini