Gëzim Hajdinaga:Ka mundësi që Mali i Zi të njohë Kosovën para fillimit të sezonit turistik.

May 8, 2008   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Mali i Zi mund ta njohë pavarësinë e Kosovës para nisjes së sezonit turistik që do të hapet gjatë muajit të ardshëm, ka thënë kryetari i Ulqinit…, Gëzim Hajdinaga. Pas takimit që ka pasur me ministrin e Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, ai ka ftuar kosovarët të shkojnë për pushime në Ulqin, edhe nëse pavarësia e Kosovës nuk njihet shpejt nga Mali i Zi. Hajdinaga është shprehur se partitë politike shqiptare në Mal të Zi do të vazhdojnë të lobojnë te qeveria e këtij vendi për ta njohur sa më shpejt pavarësinë e Kosovës.  Kryetari i Mitrovicës pas takimit Hajdinagën ka thënë se Mitrovica dhe Ulqini… do të binjakëzohen në të ardhmen.
Në Prishtinë këto ditë po qëndron kryetari i komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga.
Hajdinaga ka pasur një mori takimesh me zyrtar dhe politikan kosovar.
Në takimin që Hajdinaga kishte me presidentin e Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, u bisedua për rrjedhat pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17. shkurt të këtij viti. Kryetari i Ulqinit shfrytëzoi rastin që përmes Sejdiut t’i uroi popullit të Kosovës pavarësinë e vendit të tyre. Ai u shpreh se ka mundësi që Mali i Zi të njohë pavarësinë e Kosovës para fillimit të sezonit turistik.
Hajdinaga siguroi autoritetet kosovare se partitë shqiptare në Mal të Zi do të vazhdojnë të lobojnë tek autoritet malazeze për të njohur pavarësinë e Kosovës.
Si edhe viteve të kaluara, edhe këtë vit qindra mijëra shqiptar nga Kosova do të bëjnë pushime në Ulqin. Hajdinaga i ftoi shqiptarët që të shkojnë në Ulqin edhe nëse nuk bëhet njohja e pavarësisë deri atëherë.

Kosovapress