Kryetari i Prishtinës Isa Mustafa u takua me kryetarin e Ulqinit,Gëzim Hajdinaga

Kryetari i Prishtinës, dr Isa Mustafa_kryetari i Komunës së Ulqinit, z. Gëzim HajdinagaPrishtinë, 8 maj 2008.Kryetari i Prishtinës, dr Isa Mustafa gjatë takimit që pati me kryetarin e Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga tha se bashkëpunimi i mirë që aktualisht ekziston në mes të Prishtinës dhe Ulqinit duhet të thellohet edhe tutje, sidomos në fushën e turizmit.
Kryetari Mustafa, pasi i informoj mysafirët nga Ulqini me punën dhe aktivitetet që po bëhen në Komunën e Prishtinës tha se mund të punohet dhe të bëhet edhe me shumë në të mirë të bashkëpunimit të ndërsjellë, sepse të gjitha mundësit janë që një gjë e tillë të realizohet.FOTO 01 hajdinaga_Isa Mustafa
Nga ana e tij kryetari i Komunës së Ulqinit, z. Gëzim Hajdinaga, pasi falënderoj kryetarin Mustafa për pritjen dhe e uroi për postin e ri, tha se në Komunën e Ulqinit janë bërë punë të mëdha në përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve, në mënyrë që sezoni i sivjetshëm turistik këtë qytet bregdetar ta gjej të përgatitur ashtu siç i ka hije.
“Kosovarët janë të mirëseardhur në Ulqin. Komuna e Ulqinit ka punuar shumë në krijimin e kushteve të mira. Ne punojmë që prezenca e qytetarëve të Kosovës në bregdetin tonë të jetë sa me e madhe”, tha z. Hajdinaga.

RTV21