Libri i Carla Del Pontes “Gjuetia”

May 11, 2008   | Anketë / Anketa, Politika

CARLA DEL PONTE : LA CACCIAShqiptari në shtyllën e turpit
Nuk është fjala se ne duhet ta paraqesim veten më të mirë se çka jemi dhe tani, dikush na e prish këtë pamje të mrekullueshme për vetveten tonë. Jo, edhe ne jemi si të gjithë popujt e tjerë, jemi popull i ndershëm, por ka edhe njerëz që merren me kriminalitet të organizuar. Dhe nuk duhet të shqetësohemi. Kështu ndodh edhe me popujt më të qytetëruar të botës.
Qe disa javë, opinioni shqiptar dhe botëror është tronditur nga pohimet e ish kryeprokurores së Gjykatës për krime lufte në Hagë, Carla del Ponte, se në kohën e luftës në Kosovë, 1999, luftëtarët e UÇK-së kanë bërë tregëti me organet e serbëve të zënë rob. Këta të robëruar, rreth 300, janë transportuar nëpër Kukës dhe Tropojë deri në Burrel, ku nga këta janë nxjerrë organet dhe janë transportuar përmes aeroportit Rinas nëpër botë.
Kur e kam dëgjuar të parën herë këtë lajm në media elektronike, kjo ka tingëlluar aq tmerrshëm sa që më ka ardhur në moment të vjelli. Aociacioni i parë ka qe kanibali Lector nga filmi “The Silence Of The Innocence”. Ose rasti i një afaristi të ri japonez, që e ka dashur aq shumë të fejuarën e vet sa që e ka vrarë dhe e ka ngrënë. Besoj se nuk ka shqiptar i cili në këto momente nuk e ndien veten tepër keq dhe disi të turpëruar. E ndiej vetën më zi se ato dy garuese në atletikë të Nigerisë, në stafeten 4x100m para disa vitesh në Olimpiadë, kur është zbuluar se burrat e tyre janë ushqyer, mes tjerash me mish njerëzish.
Nuk është fjala se ne duhet ta paraqesim veten më të mirë se çka jemi dhe tani, dikush na e prish këtë pamje të mrekullueshme për vetveten tonë. Jo, edhe ne jemi si të gjithë popujt e tjerë, jemi popull i ndershëm, por ka edhe njerëz që merren me kriminalitet të organizuar. Dhe nuk duhet të shqetësohemi. Kështu ndodh edhe me popujt më të qytetëruar të botës. Italia, p.sh., e cila është shtyllë kryesore e kulturës europiane, e ka lindur një organizatë aq të tmerrshme çfarë është Mafia, sipas së cilës kanë filluar të quhen edhe organizatat e tjera kriminele në botë. Një Japoni, e cila ndër shtetet lindore shquhet për kulturë të lartë, e ka lindur organizatën e kriminalitetit të egër çfarë është Jakuzi. “Sa më e madhe është faqja, po aq e madhe është edhe shpina” thotë Zeni – filozofi e budistëve japonezë. Shpeshherë jemi çuditur se si ka qenë eCARLA DEL PONTE mundur që një popull aq i madh civilizues, që e ka mbrojtur qytetërimin europian nga arabët, ka mundur ta themelojë një institucion çfarë ka qenë inkuizicioni. Ose, si kanë mundur gjermanët, popull themelues i Europës së Re, pas rënies së Perandorisë romake, atdheu i filozofëve dhe kompozitorëve më të mëdhenj në botë, të bëjë krime çfarë kanë qenë ato të gjenocidit në Luftën e Dytë Botërore. Po, kështu funksionon natyra, kështu funksionon njeriu, sepse edhe vetë njeriu është një qenie që i nënshtrohet ndikimit të epsheve të natyrës, dhe ndonjëherë agresiviteti i tij nuk mbetet në nivel individual, por merr përmasa kolektive. Çka desha të them me këtë? Nuk duhet të shqetësohemi më tepër seç duhet dhe të demantojmë në nivel kombëtar. Kjo është gjë e kotë. Sa më shumë që demantohet, çohet më shumë pluhër. Këtë pohim të del Pontes do ta demantoj më së miri koha dhe rjedha e ngjarjeve në këtë rajon të Europës. Dhe ne, si etnos i cili në të ardhmen do të jetë në një pozitë jashtëzakonisht të mirë gjeostrategjike në Ballkan duhet të përbijmë kohë pas kohë nga diçka. Sepse, edhe kur është situata ideale, nuk mund të jetë çdo gjë perfekte.
Xhoana M. Perkaj
xhoanaperkaj@yahoo.com
KOHA JAVORE