Ndërtimi i Ashensorin (Liftit) ne Kala

May 11, 2008   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

ndërtimi i ashensorit ne kala te ulqinitNë mbledhjen e Këshillit qendror të Forcës së re demokratike, ndër të tjerat u diskutua dhe çështja e ndërtimit të ashensorit ( liftit ) nën Kala, dhe u përfundua:
Kalaja si njëri prej simboleve të fundit ( deri më tani relativisht mirë të mbrojtur ) që tregojnë mbi lashtësinë dhe historinë tonë, është shëndruar në një punishte pa leje dhe pa kontroll. Si duket kaosi urbanistik e ka gjetur mënyrën me te keqe t’i hakmerret qytetit. Atë po e bën përmes gropimeve te themeleve, shkatërrimit te shkëmbinjve , ndërtimit të ashensorëve (liftave) dhe atë në vende te zgjedhura sipas ‘dëshirave” dhe preferncave të investitorëve.
Ashensori (lifti) ndoshta paraqet një shembull tipik se si administrata lokale po sillet me qytetin , por është edhe tregues i mirë se si Enti për mbrojtjen e monumneteve kulturo-historike nga Cetina po i “mbron” këto monumente. Pra, për disa muaj të intervenimeve në Kala, ky Ent shtetëror nuk e ka gjetë të arsyeshme të paraqitet zërtarisht dhe publikisht, së paku me një shkrim lidhur me ndërtimet në qytetin e vjetër.Ideja për ndërtimin e ashensorit (liftit) po arsyetohet me qëllimin për revitalizimin e Qytetit të Vjetër. Mirëpo, revitalizimi e hup kuptimin e vet kur ai ushtron atak direkt në integritetin arkitektonik dhe historik të Kalasë. Pozicioni tejet agresiv dhe pamja e papërshtaur e ashensorit pa dyshim dëmtojnë dhe e shëmtojnë këtë monument.
Fakti se ndërtimi i ashensorëve të tillë në Botë është shumë i rralë dhe bëhet vetëm në raste specifike dhe me konfigurime modeste, tregon qart se ndërtimi i një “krijese” të tillë në ballë të panoramës jugore të Kalasë mund të ketë për pasojë vetem shëmtimin, ndoshta edhe qëllimkeq, të ketijë monumenti.
Monumenti më i vjetër kulturo-historik në territorin e malit të Zi, në vend që të përgaditet të konkurojë për rradhitje ndër objektet e mbrojtura nga UNESCO, me këtë shëmtim definitivisht i shlynë shpresat dhe mundësinë për këtë.
Qytetarët e Ulqinit janë të indinjuar me faktin e ndërmarrjes së një ndërtimi i cili për pasojat engative që do ti shkaktojë, duhet ta brejë edhe ndërgjegjen e investitorit i cili vendosi ti’a nis ndërtimin pa studimet dhe lejet e nevojshme. Gjithashtu, për fat të keq, mungon edhe reagimi adekuat qytetar dhe profesional i funkcionerëve kompetent lokal.
Forca e re demokratike
Shërbimi informativ

YouTube Preview Image