Hulumtuesi i shkeljes së të drejtave të njeriut, Aleksandër Sasha Zekoviq

May 12, 2008   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Aleksandar Saša Zekovi? Të njoftohet opinioni për hetimin
Podgoricë – Hulumtuesi i shkeljes së të drejtave të njeriut, Aleksandër Sasha Zekoviq, ka kërkuar nga kryeprokurorja e re e Malit të Zi, Ranka Çarapiq, që të bëjë ç`është e mundur në mënyrë që opinioni malazez të jetë më në fund i informuar në mënyrë korrekte dhe profesionale mbi inicimin e hetimit dhe rezultatet e tij sa i përket çështjes së keqtrajtimit dhe ushtrimit të dhunës ndaj personave të arrestuar gjatë operacionit policor “Fluturimi i shqiponjës” si dhe anëtarëve të familjeve të tyre.
Në letrën dërguar kryeprokurores Çarapiq, Zekoviq thekson se ambasadori i Malit të Zi në SHBA, Miodrag Vllahoviq, e ka informuar në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar senatorin amerikan Karl Levin se është inicuar procedura hetimore ndaj katër nëpunësve policorë Mark Kaleziq, Nenad Shqekiq, Darko Shekullarac dhe Millorad Mitroviq.
Zekoviq citon letrën e ambasadorit Vllahoviq, në të cilën thuhet se “hetimi ndaj tyre është inicuar për shkak të keqtrajtimit dhe ushtrimit të dhunës, në bazë të nenin 167, paragrafi 2, i Kodit Penal. Përndryshe, për këtë vepër penale, në rastin e nëpunësve parashikohet dënimi deri në pesë vjet burg”.Ranka ?arapi?
Duke u bazuar në përgjigjen e ambasadorit Vllahoviq dërguar senatorit Levin, Zekoviq shkruan se Vllahoviq me këtë rast ka bërë të ditur se prokurori themelor shtetëror ka kërkuar nga policia që të bëjë identifikimin e personave të tjerë, të cilët dëshmitarët i kanë identifikuar si kryes të mundshëm të kësaj vepre penale dhe se parashikon që grumbullimi i të dhënave dhe identifikimi të përfundojë deri në fund të vitit 2007.
“Një numër i personave që kanë dëshmuar për ushtrimin e torturës më ka njoftuar se askush deri më sot nuk i ka njoftuar ata për çfarëdo procedure hetimore e as që si viktima të torturës kanë informacion se çfarë dhe kundër kujt është ndërmarrë konkretisht”, thotë Zekoviq në letrën e tij.
(Kohapress)