Djukanovic thotë se rruga deri në BE do jetë e gjatë

May 14, 2008   | Politika, Shtypi / Mediji

Milo djukanovic_solanaPodgoricë:Djukanovic tha se Mali i Zi do të vazhdojë me realizimin e reformave, ndërsa si “kënaqësi për këtë do të pasojë anëtarësimi” në integrimet evropiane dhe euroatlantike. Sipas kryeministrit malazez, rruga drejt BE është “e gjatë dhe plot pengesa dhe nënkupton një qasje shumë sistematike”. Andaj siç tha Djukanovic, shumë më e rëndësishme është të merret me realizimin e standardeve evropiane sesa me datën e anëtarësimit në Bashkim. Mes tjerash Djukanovic tha se vazhdimisht po pranon letra në të cilat ofendohet ose personaliteti i tij ose e kërcënojnë, por kësaj nuk i jep rendësi. Ai iu tha gazetarëve se do të ishte ideale nëse në Mal të Zi nuk do të kishte kërcënime, por megjithatë kësaj s’duhet dhënë shumë rëndësi. Djukanovic po ashtu tha se Qeveria malazeze nuk e ka në plan mbylljen e Kombinatit të Aluminit në Podgoricë (KAP) dhe vlerësoi se ajo kompani ka prodhim dhe perspektivë afariste. Lidhur me disa informata në media, se qeveria malazeze është duke punuar nëMontenegro pasos analizën e pasojave nëse KAP mbyllet, Djukanovic tha se qeveria është në komunikim të vazhdueshëm me menaxhmentin e asaj kompanie, megjithatë pronari nuk e ka ndërmend ta mbyllë fabrikën. Spekulimet për mbylljen e mundshme të KAP u paraqiten pasi që skadoi afati për dërgimin e energjisë elektrike sipas çmimit benefitar në kombinat. Drejtoria e KAP me herët paralajmëroi se kompania do të ketë probleme të mëdha nëse nuk gjënë zgjidhje për çmimin e pranueshëm tërrymës.
biometricki pasosPasaportat e reja
Mali i Zi ka vënë në qarkullim pasaportat e reja, dy vite pas deklarimit të pavarësisë nga Serbia. Siç bënë të ditur agjencia e lajmeve Evropa e Lirë, dokumenti i ri, i cili mban ngjyrë kuqe të mbyllur, zëvendëson dokumentin e kaltër jugosllav, të cilin qytetarët e Malit të Zi e kanë mbajtur që nga mesi i vitit 1990. Pasaportat e reja janë biometrike siç ka kërkuar BE, një nga kushtet e vëna për integrimin e Malit të Zi në BE.
Autor /Beta
GazetaExpres