Intervistë me këngëtaren Hana Cakuli – Video

May 15, 2008   | Shtypi / Mediji

HANA CAKULIE dashuruar me Top Fest
pjesëmarrjen e saj të tretë, Hana ka rrëmbyer Çmimin Best Song në edicionin e pestë të Festivalit Top Fest që organizohet nga Televizioni Top Channel. Ajo e vlerëson Top Fest-in e sivjetshëm si më të mirin nga të gjitha edicionet e deritashme dhe premton se do të marrë pjesë sërish në Top Fest-et e ardhshme.
Koha javore: Hana, cilat janë përshtypjet Tuaja për Festivalin “Top Fest 5”?
H. Cakuli: Ishte natë madhështore. Që nga fillimi e deri në fund më la me gojë hapur. Të gjitha ato përpjekje të organizatorëve, që ishin më të mëdha se katër vitet tjera, mendoj se janë shpërblyer. Më pëlqeu tapeti i kuq, më kanë pëlqyer shumë performancat e të gjithë këngëtarëve, skena… të gjitha!
Koha javore: Kjo ishte hera e tretë që Ju merrni pjesë në Top Fest. Sa jeni e kënaqur me prezantimin Tuaj dhe me Çmimin e fituar Best Song?
H. Cakuli: Duke ditur që ky është çmimi më i rëndësishëm i Festivalit dhe duke qenë se konkurrenca ishte shumë e fortë, isha e nominuar me: Besën, Vesa Lumën, Kamelën, Malda Susurin dhe grupin Cody, e po ashtu që ky çmim mzu dha direkt nga juria profesioniste e cila iu shtua Festivalit këtë vit, ndjehem shumë e vlerësuar dhe e lumtur që ëndrra u bë realitet.hana cakuli
Koha javore: Keni pritur më shumë?
H. Cakuli: Unë gjithmonë nisem me atë vetëbesimin tim dhe e mbyllur në botën time, botë e cila nuk ia vë veshin konkurrencës dhe nuk frikësohet nga ajo, por szdo të thotë se nisem për të fituar patjetër dhe që në rastin konkret doja medoemos çmimin e parë. Megjithatë, organizatorët dhe juria në after party ma bënë të ditur që isha shumë afër fitores.
Koha javore: Si ishte konkurrenca në krahasim me edicionet e kaluara?
H. Cakuli: Jashtëzakonisht e madhe. Secila kategori kishte këngë të mrekullueshme e të realizuara në mënyrë shumë profesionale, gjithashtu edhe emra të njohur të muzikës shqiptare. Më ka pëlqyer ky Top Fest. Mendoj se është më i miri deri tani.
Koha javore: Na thuaj diçka më tepër rreth këngës “Çka do tzju themi nënave” me të cilën u prezantuat sivjet dhe bashkëpunimit me Armend Rexhepagiqin?
H. Cakuli: E dua këtë këngë. Jam dashuruar në të që nga momenti i parë që e kam dëgjuar. Kështu edhe e kërkova nga kompozitori Armend Rexhepagiqi, që të jetë dramatike, e thellë dhe emocionale. Ai si duket tashmë me bashkëpunimin tonë të dytë më njohu edhe më mirë dhe e qëlloi këngën me natyrën time. Patjetër nuk do të dilte kështu pa tekstin e Aida Barakut dhe orkestrimin e Florent Boshnjakut, të cilët gjithashtu më inspiruan.
Koha javore: Çfarë mendon për mënyrën e sivjetshme të votimit?
H. Cakuli: Është shumë mirë që u shtua juria profesioniste. Vërehet qartë që çdo çmim u dha i merituar, e çzështë dhe më e mira – e aprovuar edhe nga publiku.
Koha javore: Për dallim prej viteve të tjera, sivjet nuk ishit e vetmuar në Top Fest pasi që ka pasur edhe pjesëmarrës të tjerë nga trevat shqiptare në Mal të Zi?
Hana Cakuli - ulqinH. Cakuli: Më pëlqen shumë që grupi “Brotherhood” ka marrë guximin dhe ka hedhur hapin e tij të parë drejt punës në muzikë. Unë i përgëzoj anëtarët e tij dhe ju uroj shumë suksese!
Koha javore: A do të merrni pjesë sërish në Top Fest?
H. Cakuli: Patjetër. Më pëlqen të bëj muzikë për Top Fest-in dhe Top Median.
Koha javore: Projektet Tuaja për të ardhmen e afërt?
H. Cakuli: Nuk do tzi zbuloj. Ndiqni mediat.
Bisedoi: I. Kallaba
KOHA JAVORE

Hana Cakuli – U sherova

YouTube Preview Image

Hana Cakuli – çka do t’ju themi nenave

YouTube Preview Image

Hana Cakuli Video – Enderrat s’ndalen kurre

YouTube Preview Image

Hana Cakuli – mendoj te fluturoj

YouTube Preview Image
3