Abramoviç i interesuar për Valdanosin
May 16, 2008 by Ulqini
Filed under Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji
Podgoricë - Miliarderi rus Roman Abramoviç është i interesuar të marrë me qira shumëvjeçare gjirin e Valdanosit dhe është i gatshëm të investojë më shumë se 1.2 miliard euro.
Sipas revistës malazeze “Ekonomist”, Abramoviç do të vizitojë në ditët e ardhshme Malin e Zi apo do të dërgojë dikë prej drejtuesve të kompanive të tij për të biseduar me qeverinë malazeze për këtë qëllim.
Interesim për marrjen me qira të Valdanosit dhe Plazhit të Madh ka shfaqur më parë edhe kompania austriake “Soravia”, drejtori i së cilës Hano Soravia ka deklaruar se kjo kompani do të dëshironte të investonte në pjesën më jugore të bregdetit të Malit të Zi.
Këshilli për Privatizim i Malit të Zi i ka ftuar më 28 mars investitorët e interesuar ndërkombëtarë që deri më sot të shfaqin interesim për marrjen me qira shumëvjeçare të kompleksit të Valdanosit.
(Kohapress)




Comments
Tell us what you're thinking...
and oh, if you want a pic to show with your comment, go get a gravatar!