Emision javor në gjuhën shqipe ”Mozaiku 60” reduktohet nga 60 në 40 minuta

MOZAIKUSipas Skemës s re Programore RTV-së së Malit të Zi,Emision Javor në Gjuhën Shqipe ”Mozaiku 60” Reduktohet nga 60 në 40 minuta!!!!
Tkurrje në vend të zgjerimit

Emisioni shqip në TV-në e Malit të Zi, dikur “Kronika javore”, themeluar në vitin 1992, ishte emision mjaft i shikuar nga shqiptarët e Malit të Zi dhe zgjaste 30 minuta. Veprimtaria e kësaj redaksie zgjati deri në vitin 1998, që kontribuoi mjaft për afirmimin e vlerave tona.
Me kompletimin e redaksisë, po këtë vit, “Kronika javore” u shndërrua në “Mozaiku 60”. Ndërkaq, 4 vite më vonë, programi shqip zgjerohet edhe me lajmet ditore që zgjasin 15 minuta. Në redaksinë shqip, por edhe në Këshillin drejtues të RTV MZ ka ekzistuar një frymë dhe dëshirë që programi shqip të zgjerohet edhe me ndonjë program tjetër. Mirëpo, sipas skemës se re programore të TV-së së Malit të Zi emisioni javor në gjuhën shqipe “Mozaiku 60” reduktohet nga 60 në 40 minuta.Fran Camaj
Javë më parë, “Mozaiku 60” shkurtohet për 20 minuta dhe tani quhet “Mozaiku”. Sipas redaktorit përgjegjës të programit shqip, Fran Camaj, kjo ndodhi pasi që në RTV e Malit të Zi u bë skema e re e programit të RTV dhe kështu është bërë reduktimi i të gjitha emisioneve. Në këtë reduktim u përfshi edhe “Mozaiku 60”.
“Natyrisht kjo nuk është bërë me pëlqimin tonë, por arsyetimi ishte se janë reduktuar të gjitha emisionet. Ne dhe këshilli drejtues i RTV MZ kemi pasur kërkesa që të futen edhe emisione të reja në shqip, si bie fjala emisione për kulturë, arsim, turizëm, bujqësi, muzikë, emisioni për fëmijë etj”, pohon Camaj.
Në qoftë se këto emisione do të futeshin, atëherë, sipas redaktorit Camaj, nuk do të ishte e nevojshme të ekzistonte fare “Mozaiku”.
“Natyrisht se kjo nuk varet nga redaksia, por nga shumë faktorë”, shprehet ai.
Për Camajn assesi nuk mjaftojnë 40 minuta program që të përfshihen të gjitha fushat, duke dëshmuar se – as 60 minuta sa kanë qenë, e aq më pak 40 minuta, nuk mjaftojnë. “Ne kemi insistuar, por duhet t`na përkrahin edhe të tjerët që të futen emisione speciale në gjuhën shqipe”, përfundon ai.
Nail_DragaKryetari i Komisionit të programeve në gjuhën e pakicave pranë TV-së së Malit të Zi, dr Nail Draga vendimin e udhëheqësisë së TV-së së Malit të Zi që të shkurtohet për 20 minuta emisioni javor-Mozaiku 60 e cilëson si një akt të shpejtuar, i cili është në kundërshtim flagrant me të drejtën për informim në gjuhën shqipe. Sipas tij ka qenë e udhës që më heret të informohet redaksia e programit në gjuhën shqipe. Andaj, dr Draga këtë e sheh si një veprim që cenon në mënyrë të drejtpërdrejtë të drejtën e informimit në gjuhën shqipe të shqiptarëve në Mal të Zi.
“Duke pasur parasysh se në TV e MZ kemi pasur vetëm një emision javor dhe atë 1 (një) orë në gjuhën shqipe, veprimi i tillë i kësaj TV-je është i papërgjegjshëm”, shprehet ai, duke e vlerësuar këtë akt si diskriminimi në informimin shqip. Ai mendon se shqiptarët duhet t`i realizojnë të drejtat e tyre konform standardeve ndërkombëtare për informim në gjuhën amëtare, në këtë rast në informimin e pakicave në gjuhën e tyre.FERHAT DINOSHA.
Ndërkaq, për kryetarin e UDSH, Ferhat Dinosha shkurtimi i “Mozaikut 60” duket shumë i çuditshëm dhe i papranueshëm. Ai tha se në këtë fazë duhet të flitet për zgjerimin e përmbajtjeve të emisioneve në gjuhën shqipe, sidomos në shërbimin publik, siç është TV-ja e Malit të Zi, e jo për diçka tjetër.
“Nuk e di, ndoshta dikush ka plan, që duhet të kihet parasysh, e që thotë se shqiptarët duhet të punojnë për një kanal të veçantë televiziv, për program më të gjatë në televizion, e jo për shkurtim të përmbajtjeve programore”, deklaroi Dinosha. Kjo atij i duket shumë e çuditshme dhe është i mendimit se i tërë fak tori shqiptar duhet të punojë në atë drejtim që programet shqipe në mediat e Malit të Zi të mos tkurren, përkundrazi ato të zgjerohen. Dinosha për këtë mendon se duhet një bashkëpunim i përfaqësuesve të mediave dhe partive politike shqiptare.
Rr.Dushaj
KOHA JAVORE