Organizata joqeveritare ”ORA” do të organizojë sesion shkencor për Shasin

May 16, 2008   | Kulturë / Kultura, Shtypi / Mediji

dita shasitShasi i lashtë, monument i kulturës
Në kuadër të Manifestimit “Pranvera në Anë të Malit”, i cili sivjet shënon edicionin e tij të pestë, Organizata joqeveritare “Ora” do të organizojë më 16-17 maj 2008 në Ulqin Sesionin Shkencor “Shasi i lashtë, monument i kulturës”.
Sipas organizatorit, në Sesion pritet të marrin pjesë 14 studiues nga Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova, të cilët do të mundohen të hedhin dritë mbi Shasin nga fusha të ndryshme si historia, arkeologjia, etimologjia, demografia, arkivistika, gjeografia, kultura, religjioni, etj.
Sesioni Shkencor ka për qëllim të sensibilizojë opinionin lidhur me rëndësinë që ka pasur Shasi si qytet në të kaluarën si dhe të ndriçojë dhe të hedhë dritë mbi fakte të reja, deri tani të panjohura, mbi këtë lokalitet të rëndësishëm me vlera historike dhe kulturore.dita e shasit_1
Sesioni ka po ashtu për qëllim nxitjen e aktorëve kompetentë për realizimin e kërkimeve dhe hulumtimeve, si dhe valorizimin e këtij potenciali shumë të madh për zhvillimin e turizmit kulturor.
Pjesëmarrësit e Sesionit do të vizitojnë nesër Qytetin e Vjetër të Shasit, kurse të shtunën, në sallën e Kuvendit të Komunës së Ulqinit do të zhvillohet dita e punës së Sesionit.
Nga Sesioni shkencor do të nxirren përfundimet.
Organizatori planifikon që kumtesat e lexuara në Sesion, përfshirë edhe përfundimet e nxjerra në të, të publikohen në një botim të veçantë.
(Kohapress)

YouTube Preview Image