Roderick W. Moore:Mali i Zi në pozicion delikat sa i përket pavarësisë së Kosovës

May 16, 2008   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Roderick W. MooreAmbasadori amerikan në Podgoricë, Roderick W. Moore ka deklaruar tw premten se Mali i Zi është në një pozicion delikat sa i përket pavarësisë së Kosovës, por shpreson që të harmonizojë qëndrimet e veta me partnerët euroatlantikë, sikur dhe të gjitha vendet e tjera në rajon.
Ambasadori amerikan ka thënë se Mali i Zi, me rastin e marrjes së vendimit për njohjen e pavarësisë së Kosovës, do të marrë parasysh faktin se mëvetësinë e Prishtinës e kanë njohur shumica dërmuese e anëtarëve të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
“Është fakt se 70 për qind e anëtarëve të BE-së tashmë e kanë njohur Kosovën, si dhe tri të katërtat e anëtarëve të NATO-s, kështu që shpresojmë që në fund të fundit Mali i Zi, me rastin e marrjes së vendimit të tij edhe këtë do ta marrë parasysh. Sidoqoftë nuk do të ndikojmë mbi Malin e Zi, sepse e kuptojmë sesa kjo është çështje e vështirë për ju”, ka thënë ambasadori amerikan Moore për gazetën “Republika” të Podgoricës.
Autor / QIK