Ministri për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe pakicave,Fuad Nimani,priti një delegacion të projektit për marrëdhënie etnike

May 18, 2008   | Politika, Rajoni / Region, Shtypi / Mediji

FUAD NIMANI_1Bashkëpunim i kënaqshëm
Podgoricë – Ministri për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Fuad Nimani, u takua të hënën në Podgoricë me kryetaren e Projektit për Marrëdhënie Etnike (PER), Livia Plaks, dhe drejtorin ekzekutiv të PER-it, Aleks Grigoriev.
Sipas deklaratës për shtyp të Ministrisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, ministri Nimani i informoi ata me aktivitetet e kësaj ministrie, duke potencuar punën në implementimin e Strategjisë për përmirësimin e gjendjes së popullatës rome, ashkali dhe egjiptiane në Mal të Zi në periudhën 2008-2012, konstituimin e këshillave të pakicave, formimin e Qendrës për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave dhe Fondit për Pakica, si dhe harmonizimin e Ligjit për të Drejtat dhe Liritë e Pakicave me Kushtetutën e Malit të Zi.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e PER-it, Plaks dhe Grigoriev, shprehën kënaqësi për bashkëpunimin e deritashëm me Ministrinë për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave dhe vlerësuan se Mali i Zi ka qenë dhe mbetet shembull i mirë në zgjidhjen e çështjeve të pakicave.
Muajin e kaluar, Ministri për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Fuad Nimani, dhe ndihmësministri Sabahudin Deliq, së bashku me përfaqësuesit e Projektit për Marrëdhënie Etnike, me ftesën e këtyre të fundit, ishin në vizitë pune në Hungari dhe Rumani.
(Kohapress)

YouTube Preview Image