Në Këshillin Nacional të shqiptarëve në Mal të Zi,s’u zgjodh asnjë femër

May 18, 2008   | Anketë / Anketa, Shtypi / Mediji

Asllan Bisha-UlqinS`u zgjodh asnjë femër
Në Këshillin Nacional s`u zgjodh asnjë femër. Kjo është ajo që më nxiti të shkruaj. Dhe është turp, se vetëm një femër kishte konkuruar, por edhe ajo s`i mori votat. Turp i madh, që flet se ne jemi ende në të kaluarën. Ne s`e kemi bërë asnjë hap drejt Europës, por ajo s`na duhet, ndjehemi mirë ku jemi. Në vend që kandidatja të mos hidhej fare në votë, por së paku të thuhej se fatkeqësisht nuk pati femra të tjera për të zgjedhur, ajo shkon pa vota. Turpi bëhet më i madh, kur ajo nuk fiton votat. Dhe dihet se një popull që nuk e nderon femrën nuk ec përpara. Dhe e meta më e madhe e këtij këshilli është që nuk caktoi numrin e femrave që duhen të jenë detyrimisht në Këshillë. Po është një femër në Këshillë, shumë mirë që është edhe ajo, por po të mos ishte caktuar nga funksioni, s`do të zgjidhej.
Këshilli Nacional që u zgjodh në Ulqin nxiti polemika të mëdha. Dhe është e arsyeshme se të zgjidhesh në këtë këshill është nder dhe kënaqësi, por për përgjegjësi, si duket, fare pak kush brengoset. Qytetarët tanë nxituan të marrin nënshkrime t`i tubojnë. Më të zellshëm dhe më të përgatitur në këtë punë ishin ata nga radhët e subjekteve politike, që nuk patën problem me nënshkrime. Dhe Këshilli u zgjodh, ata që morën votën e u zgjodhën, përjetuan kënaqësi dhe rrahin gjoks se zgjidhja e tyre është demokratike. Të tjerët thonë se pati kalkulime partiake, të tjerët deklaruan se kështu nuk bën, ka shumë përfaqësues nga skena politike. U fol edhe për mbivotime, kalkulime, hile… Intelektualët thonë se çdo gjë po ndodh në baza partiake. Etërit fetarë thonë se edhe atyre u takon si përfaqësuesve nga politika. Dhe pakënaqësitë ende vazhdojnë dhe është e natyrshme, sepse një këshill i tillë u duhet shqiptarëve për të realizuar të drejtat nacionale. Dhe shqiptarët në Mal të Zi, përveç arritjeve, që s` duhet mohuar, ka mbetur shumë që të drejtat tona të realizohen siç u takon pakicave. Pakicat në vendet lindore, posaçërisht në Ballkan, janë të cunguara. por shqiptarët në Mal të Zi kanë shumëçka për të kërkuar dhe punuar, por që në fillim ata u caktuan sipas detyrave dhe pozitave që kanë në shoqëri. Duke mos dashur të shkruaj më gjatë për këtë çështje sepse e thanë dhe e shkruan të tjerët më mirë se unë, dhe e njohin më mirë se unë, s` do të them më asgjë. Të tjerët e elaboruan problemin. Në Këshillin Nacional s`u zgjodh asnjë femër. Kjo është ajo që më nxiti të shkruaj. Dhe është turp, se vetëm një femër kishte konkuruar, por edhe ajo s`i mori votat. Turp i madh, që flet se ne jemi ende në të kaluarën. Ne s`e kemi bërë asnjë hap drejt Europës, por ajo s`na duhet, ndjehemi mirë ku jemi. Në vend që kandidatja të mos hidhej fare në votë, por së paku të thuhej se fatkeqësisht nuk pati femra të tjera për të zgjedhur, ajo shkon pa vota. Turpi bëhet më i madh, kur ajo nuk fiton votat. Dhe dihet se një popull që nuk e nderon femrën nuk ec përpara. Dhe e meta më e madhe e këtij këshilli është që nuk caktoi numrin e femrave që duhen të jenë detyrimisht në Këshillë. Po është një femër në Këshillë, shumë mirë që është edhe ajo, por po të mos ishte caktuar nga funksioni, s`do të zgjidhej.Xhoana Perkaj Dhe njerëzit tanë ende me të vjetrën, me avazin e moçëm. Ne kemi femra të afta edhe në Mal të Zi duhet të përmend vetëm njërën nga numri i madh i tyre, zonja Perkaj, të cilën s`e njoh fare, por njoh shkrimet e saj, që kanë vlerë, guxim intelektual. Dhe ajo shkroi edhe për kalanë e Ulqinit, e rrahu problemin më mirë se askush, sepse ajo e do dhe e vlerëson kulturën kombëtare. Pra, kemi femra që dinë, po sikur të themi – “s`i kemi!”, duhet t`i krijojmë se gjysma e popullsisë shqiptare është e gjinisë femërore. Dhe këshilli vetëm i gjinisë mashkullore tregon se ne jemi ende në shekullin XVII. Të përkujtohemi se në të kaluarën shqiptarët patën Teutën, se kemi rrënjë që duhet t`i ndjekim, t`i kujtojmë. Dhe parlamentet tona, si ato lokale, por edhe nacionale, duhet të përcaktojnë përqindjen. Thonë se ky ligj është miratuar edhe nga të huajt dhe të habit kjo gjë, se si e lejuan së paku ata, një gjë të këtillë. Si duket edhe ata janë mësuar me ne.BoxNe kemi femra të afta edhe në Mal të Zi duhet të përmend vetëm njërën nga numri i madh i tyre, z. Perkaj, të cilën s`e njoh fare, por njoh shkrimet e saj, që kanë vlerë, guxim intelektual. Dhe ajo shkroi edhe për kalanë e Ulqinit, e rrahu problemin më mirë se askush, sepse ajo e do dhe e vlerëson kulturën kombëtare.
Asllan Bisha
KOHA JAVORE