Bashkëpunim kulturor i Tuzit me Ulqinin

May 19, 2008   | Kulturë / Kultura, Shtypi / Mediji

Gjelosh GjokajShoqata e artistëve figurativë nga ulqini hapi të shtunën në QKI”Malësia” në Tuz ekspozitën e pikturave
Në këtë ekspozitë me punimet e veta morën pjesë piktorët: Bilal Nikeziq, Cano Duli, Edin Kapllani, Gjergj Noc Martini, Jozo Kocoviq, Mersiha Mavriq, Mehmet Aloja, Naser Hasa, Nevenka Mashanoviq dhe Vahida Nimanbegu. Ndërkaq, piktori me famë ndërkombëtare, Gjelosh Gjokaj, duke hapur ekspozitën mes tjerash theksoi se në kohën e fundit në Tuz po ndodhin ngjarje të rëndësishme kulturore.
Shoqata e Artistëve Figurativë nga Ulqini hapi në fundjavën e kaluar në QKI “Malësia” ekspozitën e pikturave. Me këtë rast drejtori i QKI “Malësia”, Hajro Axhoviq, shprehi kënaqësinë që ky projekt po realizohet në këtë qendër të kulturës në Tuz, dhe siç u shpreh ai, QKI “Malësia” është bërë qendër e ngjarjeve kulturore në trevën eEXPOZITA NE TUZ_1 Malësisë. Në fund, drejtori Axhoviq tha se në të ardhmen do të ketë edhe më tepër aktivitete të ngjashme kulturore dhe shprehu optimizëm dhe gatishmëri për bashkëpunim me piktorët nga Ulqini, por edhe me ata nga qytetet e tjera.
Ndërkaq, piktori me famë ndërkombëtare, Gjelosh Gjokaj, duke hapur ekspozitën mes tjerash theksoi se në kohën e fundit në Tuz po ndodhin ngjarje të rëndësishme kulturore.
“Kjo ekspozitë tregon se kultura shqiptare po depërton edhe po fiton Cano Duli_Gjergj Noc Martini_Nevenka Mashanoviq _Jozo Kocoviqshumë dashamirë të artit dhe kulturës në këto treva”, thotë Gjokaj. Dëshira e tij ishte që kjo ekspozitë në Malësi të paraqesë një kontribut kulturor dhe për dashamirët e artit që janë çdo ditë e më tepër. Duke përfunduar fjalën, Gjelosh Gjokaj shprehu dëshirën që kultura jonë më të mos jetë bishti i kulturës së Europës, por të jetë e barabartë me të gjitha kulturat që ekzistojnë në Ballkan dhe Europë.
Piktori nga Ulqini, Mehmet Aloja theksoi se është hera e parë që që ekspozojmë në Tuz si shoqatë dhe për ne kjo është një risi, një sadisfaksion.CANO DULI
“Ne jemi 12 anëtarë dhe më 1 qershor në Ulqin do të festojmë përvjetorin e Shoqatës. Kemi marrë pjesë në disa ekspozita, këtu, në Podgoricë, Ulqin dhe Vjenë”, u shpreh piktori Aloja. Ai shprehu besimin se kjo nuk do të jetë ekspozita e fundit dhe ftoi që Tuzi dhe Ulqini të kenë një bashkëpunim edhe më të afërt kulturor.
Në këtë ekspozitë me punimet e veta morën pjesë piktorët: Bilal Nikeziq, Cano Duli, Edin Kapllani, Gjergj Noc Martini, Jozo Kocoviq, Mersiha Mavriq, Mehmet Aloja, Naser Hasa, Nevenka Mashanoviq dhe Vahida Nimanbegu.
Rr.D.
KOHA JAVORE