Kalaja legjendë dhe art nga Ismet Karamanga

May 19, 2008   | Kulturë / Kultura

KALAJA LEGJENDË DHE ART _ismet karamanagaAutori i këtij publikimi gjakon të jetë kronist i qytetit legjendar – Ulqinit dhe Kalasë së tij të lashtë. Shkrimet e tij shtrojnë një çështje të rëndësishme – atë të ruajtjes së monumenteve të kulturës, pastaj zhvillimin e turizmit. Disa nga veçoritë e publikimit janë edhe shtruarja e lëndës në relacion me legjendat dhe vlerat e përgjithëshme kulturore që ruan me ngrohtësi në gjirin e saj Kalaja shumëshekullore e Ulqinit. Këto janë dhënë nga një këndvështrim i autorit që njëherësh u rrit, u formësua në Kala dhe u bë ndër ciceronët turistikë për turistë kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Ai është njohës i mirë i gjermanishtes – shkruan dhe komunikon në të. Vërehet bagazhi kulturor dhe shprehës që ai ka.
Kalanë dhe vlerat e saj, autori i prek nga këndi i vështruesit dhe kërkuesit që ato të ruhen nga dhëmbi i sh-katërrimit. Në kohën kur po bëhen përpjekje studimore për të ndriçuar lashtësinë e monumenteve kulturorehistorike,autori i këtij publikimi i paraqitet lexuesit me këto shkrime fushash të ndryshme, në formë kronikash,vështrimesh, por edhe kritikash me qëllime konstruktive.Autori Karamanaga ka përzgjedhur metodën e klasifikimit dhe numërimit të fakteve që mëton të merren parasysh nga faktorët vendimmarrës.Publikimi është mjaft domethënës për kohën kur çdo sezon turistik kërkon përgatitje serioze. Kronisti Ismet Karamanaga flet për kombin dhe angazhohet t’u shërbejë hapësirave multikombëtare. Ai merret edhe me politikën aktuale turistike, e cila kërkon angazhim të gjithanshëm. E ngul penën në plagët turistike që mundojnë qytetin e tij. Ky botim mund të vlerësohet edhe për këmbëngulësinë e autorit për të kërkuar zgjidhje nga më e mundshmja, për kthjelltësinë e mendimeve,fuqinë e argumenteve dhe përfundimeve për gjetjen e shtegdaljeve nga situatat që kërkojnë zgjidhje.Autori Karamanaga ngjarjet i përshkruan siç i sheh dhe siç i përjeton. Duhet theksuar se gjatl dekadave
këto ngjarje u përjetuan edhe nga shumë kalimtarë dhe vizitorë, por nuk u shënuan. Autori këto i përjetësoi me shkrim, duke ditur se kujtimet zbehen, i merr era, ndërsa gjurmët shkrimore mbeten thuaja të përjetshme. Në shumë rreshta të këtij ditari faktografik janë pasqyruar ndjenjat intelektuale për ruajtjen e trashëgimisë së pasur ulqinake dhe sugjerimet për mbrojtjen gjithë asaj që është e vlefshme për historinë tonë kombëtare dhe për gjeneratat që do të vijnë pas nesh. Mendimet dhe sugjerimet i shpreh me gjuhë të rrjedhshme dhe të kuptueshme thuaja për të gjitha shtresat. Problemet që shtron autori Ismet Karamanaga në shkrimet e tij
janë të natyrës komplekse dhe universale, çfarë është edhe niveli i përgatitjes intelektuale të tij në këto fusha ku ai kredhë. Syri i tij i mprehtë i kronistit është përplot alergji në ato pika që Kalanë dhe Ulqinin e bëjnë të lëngojnë sidomos në fushën e papërgjegjësisë dhe intolerancës në
ditët kur i nevojitet më shumë kujdes turizmit, kulturës qytetare dhe gjendjes në përgjithësi. Ato i adreson në dyer përkatëse, ndaj të cilave autoritetet vendore shpesh mbeten shurdhër-memece. Ka diçka specifike në stilin e tij dhe në butësinë shprehëse për rangun e lartë turistik që gëzon Ulqini, ndaj edhe kërkon ISMET KARAMANAGËN sidomos nga turistët kosovarë për lëshimet eventuale tolerancë dhe mirëkuptim. Këtë edhe e arrin plotësisht, sepse është bindës dhe autokritik.Janë tërheqëse me doza magjepse për lexuesin disa nga intervistat që kanë për personazhe struktura qytetare ulqinake. Ka marrë në intervistim qoftë ata që jetojnë në Ulqin, apo edhe ata që për nevoja dhe halle të ndryshme morën rrugën e mërgimit – ata që Ulqinit ia dëshirojnë të mbarën. Këtu edhe duhet kërkuar mbështetjen për angazhimin e thellë të autorit Karamanaga,i cili me qëllim të zbardhë traditat kulturore të lashtësisë autoktone ulqinake dhe më gjerë, vë në veprim penën e tij, duke përjetësuar në këtë mënyrë edhe bagazhin dituror të tij.
Ali Llunji, publicist


KTO JAN VIDEO TË ULQINIT TË LASHT JAN PËR TU SHIQUAR SE KAN VLER HISTORIKE

YouTube Preview Image