Tri Varzat 18 vjeçare organizojn në Ulqin “Rinfest 2008″

May 20, 2008   | Kulturë / Kultura, Zbavitje / Zabava

rinfest 2008.thumbnail Tri Varzat 18 vjeçare organizojn në Ulqin Rinfest 2008Një festë e madhe rinore
Për dallim prej dy edicioneve të mëparshme, edicioni i sivjetshëm nuk kishte vetëm karakter lokal, pasi që në të morën pjesë edhe grupe të rinjësh nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, gjë që bëri që konkurrenca të jetë më e madhe dhe i dhanë Festivalit karakter rajonal.
Të shtunën mbrëma, skena e “Rinfest 2008″ i bashkoi të gjithë të rinjtë në një vend, në Pallatin e Kulturës në Ulqin. Maratona e kërcimeve, këngës, interpretimeve dhe emocioneve i mbajti të ngërthyer nga kurreshtja për të parë sa më shumë për dy orë të plota.
Festivali për të rinj, i njohur tashmë si “Rinfest”, që organizatorët preferonin ta quanin më shumë “festë e madhe rinore”, u organizua këtë vit nga grupi i përbërë nga Arbra Avdiu, Arben Kalabrezi, Learta Hollaj dhe Xhenana Mehmedoviq, me mbështetjen e Komunës së Ulqinit.learta holli.thumbnail Tri Varzat 18 vjeçare organizojn në Ulqin Rinfest 2008
Si rrallë herë në Ulqin, salla e Pallatit të Kulturës ishte e mbushur plot me të rinj, por edhe njerëz të moshave të ndryshme që interesohen dhe duan të shohin prurjet e “Rinfest”-it. Ajo që ia shtoi madhështinë mbrëmjes ishte prezantimi mjaft dinjitoz i dy të rinjve, Learta Hollaj dhe Kristian Dusheviq.
Për dallim prej dy edicioneve të mëparshme, edicioni i sivjetshëm nuk kishte vetëm karakter lokal, pasi që në të morën pjesë edhe grupe të rinjsh nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, gjë që bëri që konkurrenca të jetë më e madhe dhe i dhanë Festivalit karakter rajonal.
Pas prezantimit të të gjitha grupeve pjesëmarrëse, juria e “Rinfest” vendosi që Çmimin e Parë të Festivalit t`i japër grupit “Bluepidamnus” nga Durrësi, Çmimin e Dytë grupi vendas Tri Jazz nga Ulqini, kurse Çmimin e Tretë grupit “Sevens” nga Kërçova.
xhenana mehmedoviq.thumbnail Tri Varzat 18 vjeçare organizojn në Ulqin Rinfest 2008 Përveç këtyre çmimeve, me çmime speciale u vlerësuan edhe interpretuesit më të mirë, Herolinda Osmanaj nga Kosova, Endri Karaboja nga Shqipëria dhe interpretuesi më i mirë i mbrëmjes, Mirsad Suloviq nga Ulqini.
“Rinfest 2008″ ishte një përmbledhje e plotë e zhanreve të ndryshme artistike. Publikut iu dha mundësua të shijonte frymën e një kinemaje të vërtetë pasi që këtë mbrëmje u transmetua premiera e filmit “Historia e një dërrase”, e regjisorit të ri ulqinak, Henor Halili.
Në kohën e pritjes së rezultateve, skena u pushtua nga ngjyra të ndryshme dhe publiku u përshëndet nga ritmet e muzikës live nga grupi “Barbaros”, një etyd që bashkoi rininë durrsake dhe ulqinake dhe transmetoi një mesazh të veçantë dhe po ashtu fryma orientale e sjellur nga interpretimi i tre të rinjve ulqinakë: Adrian Peroviq, Alldin Zhygjeli dhe Virgjina Zadrima.

arbera avdiu.thumbnail Tri Varzat 18 vjeçare organizojn në Ulqin Rinfest 2008
“Rinfest” arriti jo vetëm të tërheqë të rinjtë, por edhe t`i nxisë të marrin guximin e tyre dhe të shprehin talentin e të pranojnë sfidën e skenës. “Rinfest” përfshiu vrullshëm të rinjtë e Ulqinit dhe i bëri ata të besojnë te vetja dhe te mundësia për ndryshimin e një “monotonie” të jetës artistike, dhe u tregoi që ajo që dinë dhe bëjnë është tepër emocionuese dhe e vlerësuar.
Kohapress

ligne musique004 Tri Varzat 18 vjeçare organizojn në Ulqin Rinfest 2008

0 Tri Varzat 18 vjeçare organizojn në Ulqin Rinfest 2008
holiday rental ulcinj ulqini ulqin logo Tri Varzat 18 vjeçare organizojn në Ulqin Rinfest 2008

1 

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.




*

 
 
 
 
Eko Farma - Shitja - Prodaja