Reagojnë në rast keqtrajtimi tha kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Besim Beqaj

May 21, 2008   | Ekonomia / Ekonomija, Shtypi / Mediji

Besim Beqaj Ulqin, — Nga përfaqësuesit më të lartë të Odës ekonomike malazeze, të Portit të Tivarit, të Komunës së Ulqinit dhe të afaristëve me të cilët jemi takuar gjatë këtyre dy ditëve të qëndrimit tonë në Mal të Zi, kemi kërkuar që të bëjnë angazhime pozitive për mundësinë e depërtimit normal të prodhimeve kosovare në tregun malazias, duke e ditur se mijëra qytetarë të Republikës së Kosovës tradicionalisht pushojnë në Ulqin në veçanti.Kështu deklaroi të martën për KosovaLive Besim Beqaj, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, i cili me një grup biznesmenësh kosovarë,gjatë dy ditëve të shkuara,vizitoi Malin e Zi.”Nëse Mali i Zi vazhdon të keqtrajtojë në kufi transportuesit e mallrave kosovare, qeveria jonë do të përdorë reciprocitetin,sepse më 15 qershor hyn në veprim Kushtetuta e Republikës së Kosovës”, tha Beqaj.Meto Zenka
Ai tha se ka ftuar biznesmenët malazias që të investojnë në Kosovë, por do të ishte me interes që edhe ata kosovarë të investojnë, mbi të gjitha, në Ulqin edhe përftimet të ndahen bashkërisht.Në këtë ndërlidhje, nënkryetari i Komunës së Ulqinit, Mehmet Zenka, mikpritës i delegacionit kosovar, tha se shpreson që Mali i Zi ta njohë sa më shpejt pavarësinë e Kosovës dhe këto shqetësime të zgjidhen në nivelin e dy shteteve.”Partitë nacionale shqiptare dhe pushteti lokal i Ulqinit do të vazhdojnë të jenë urë lidhëse e të dy vendeve”, vlerësoi Zenka.
Gazeta Express

YouTube Preview Image