Olta dërgon Shqipërinë në finale të Eurosong-ut

May 23, 2008   | Lajmet / Vijesti

Olta BokaPërfaqësuesja nga Shqipëria, Olta Boka, ka arritur të kualifikohet në finale të festivalit të këngës “Eurosong”, i cili është duke u mbajtur në kryeqytetin e Serbisë, Beograd. Tingujt e këngës shqiptare “Zemrën lamë peng”, të interpretuar nga Boka, pushtuan të enjten Arenën e Beogradit, ku dhjetëra mijëra adhurues të muzikës evropiane po e ndjekin festivalin “Eurovision”.
Ekspertët kishin parashikuar se Olta është një konkurrente e denjë për finale. Dhe, parashikimet e tyre kanë dalë të sakta.
Këngëtarja shqiptare, e cila për dallin nga konkurrentët e mëhershëm të Shqipërisë, interpretoj në gjuhën shqipe dhe jo atë angleze, është paraqitur me një koreografi interesante, e veshur me rroba të zeza dhe me disa instrumentistë, të cilët po ashtu kanë pasur kostume interesante.
Edhe pse është thënë se për të është kërkuar roje speciale, Olta ka pasur edhe adhurues të saj, pasi që flamuri shqiptar është valëvitur në “Arenën” e Beogradit, ku është duke u mbajtur “Eurosong 2008”.
Ndërkohë Maqedonia dhe këngëtari shqiptar Adrian Gaxha nuk kanë arritur të kualifikohen në finale, pasi që nuk kanë tubuar votat e mjaftueshme për t’u kualifikuar.
Kjo është hera e tretë që Shqipëria kualifikohet në natën finale të këtij festivali. Suksesi më i madh i Shqipërisë në këtë festival është arritur nga këngëtarja Anjeza Shahini, e cila është renditur në pozitën e shtatë, në vitin 2004.
Nata finale e Eurosongut mbahet të shtunën.
Autor / Telegrafi

Olta Boka – Zemren e lame peng – Albania Eurovision 2008

YouTube Preview Image