Mali i Zi në prag të Bashkimit Evropian

May 26, 2008   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Jusuf Kalamperovi?Pas shumë viteve “izolimi” Mali i Zi është më afër se kurrë për liberalizimin e vizave drejt shteteve të Bashkimit Evropian.
BE-ja ia ka dorëzuar Malit të Zi të ashtuquajturën “Harta e rrugës drejt liberalizimit të vizave”, ka deklaruar sot ministri i Punëve të Brendshme Jusuf Kallamperoviq.
Për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian Mali i Zi duhet të përmbushë katër kritere kryesore, ku kriteri i parë është siguria e dokumenteve personale.
Jusuf Kallamperoviq për kushtin e parë është deklaruar se Mali i Zi e ka plotësuar këtë që nga data 5 maj kur edhe ka filluar të lëshojë pasaportat biometrike.
Si kusht i dytë në të shumëpriturën “Hartë e rrugës drejt liberalizimit të vizave” është siguria e kufijve të Malit të Zi për të cilën ministri vlerëson së është në nivelin e duhur.
Kushti i tretë që duhet plotësuar për të hapur portën drejt BE-së është bashkëpunimi me shtetet e rajonit në fushën e sigurisë , për të cilën gjë ai shtoi se Mali i Zi ka raporte të shkëlqyera dhe bashkëpunim të mirëfilltë.Nataše Starovlah
Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është kushti i katërt në “Hartën e rrugës drejt liberalizimit të vizave”.
Në lidhje me këtë Kallamperoviq deklaroi se kemi Mali i Zi ka vlerësime pozitive nga të gjithë e sidomos kur bëhet fjalë për krimin e organizuar dhe drogën.
“Mali i Zi është i gatshëm që t’i plotësojë të gjitha kushtet që parashihen për liberalizimin e vizave dhe jam optimist se do të realizohet para përfundimit të këtij viti ose fillimit të 2009”, ka përfunduar ministri malazez.
Gëzim Ibroçi
Autor / Telegrafi

Holiday accommodation in Ulcinj, Montenegro

YouTube Preview Image